Liza Vorfi në kopertinën e revistës gjermane “Die Woche”, Berlin, tetor 1938
Aktorja e mirënjohur e skenës dhe ekranit, Liza Vorfi, ka ka qenë shqiptarja e parë që ka dalë në kopertinën e revistës gjermane “Die Voche” në tetor 1938, në kulmin e nazizmit në Gjermani dhe ky ishte një sukses për artisten e re. Në atë kohë Liza kishte nisur udhën e saj si kënëtare. Më herët, në vitin 1933 atëregjistrojnë në Institutin femëror “Nana Mretneshë” në Tiranë ku dhe vazhdoi mësimet deri në vitin 1940. Gjatë viteve në Institut tek Liza spikat edhe prirja për pikturë. Mësuesja e lëndës e inkurajonte dhe e nxiste të merrej me pikturë. Por Liza më për zemër pati këngën dhe baletin … Ishte 16-vjeç, kur ka dalë në këtë foto. Pak javë më vonë, më 28.11.1938, ditën e inaugurimit të Radio –Tiranës, në prag të pushtimit të Shqipërisë nga Italia, këndon për herë të parë në mikrofonin e Radio-Tiranës. (Në sallën e Bashkisë së Tiranës. Pajisjet dhe mikrofonat ishin sjellë nga Italia). Liza, si një ndër këngëtaret e para, ka kënduar për herë të parë në Radio, këngën “Si dukat i vogël”ë këngë e moçme dhe e preferuar kosovare. (Kjo këngë mbeti në kujtesën e artdashësve si “kënga e Liza Vorfit”).
Dje, TK përkujtoi 6 vjetorin e ndarjes nga jeta. Liza Vorfi mbylli sytë përgjithmonë më 29 janar të vitit 2011. Ajo ishte një nga themelueset e këtij institucioni dhe konsiderohet si një nga aktoret më të njohura dhe më fisnike të këtij institucioni që ka qenë shkollë aktrimi për breza të ndryshëm.
Liza Vorfi lindi në Gjakovë më 29 nëntor, 1924. Në vitin 1932 familja e saj shpërngulet në Tiranë. Aktivitetin artistik e ka filluar qysh në vitin 1939 si këngëtare në Radio “Tirana”. Gjatë viteve 1939-1943 vazhdoi studimet në Itali në konservatorin e Romës dhe më pas në Pizaro. Në vitin 1945 erdhi në Teatrin Kombëtar si aktore dhe interpretoi në pjesën “Gjido”. Gjatë karrierës së gjatë artistike Vorfi ka zhvilluar mbi 60 role, ku përmendim “Tartufi”, “Shërbëtori i dy zotnive”, “Otello, “Hamleti”, “Shtëpia e Bernarda Albës”, “Morali i zonjës Dulska”, “Borgjezi fisnik”, “Karnavalet e Korçës”, “Cuca e maleve”, “Përmbytja e madhe”.Gjithashtu rolet e saj janë ndjekur nga artdashësit edhe në interpretimet në filmat: “Furtuna”,” Debatiku”, “Komisari i dritës”, “Rrugicat që kërkonin diell”, “Lulëkuqet mbi mure”, “Ata ishin katër”, “Ne vinim nga lufta”. Roli i fundit në jetën e saj të gjatë artistike është Mara në dramën “Përmbytja e madhe” e Kol Jakovës. Për kontributin e saj në teatër e në film, Vorfi u nderua me urdhërin “Naim Frashëri” nga Presidenti i Republikës, në vitin 2008.