Për ndërtimin e murit ShBA-Meksikë duhen 25 miliardë dollarë
Instituti i pavarur amerikan për politikë migratore (MPI) parasheh se ndërtimi i murit do të kushtojë mes 15 dhe 25 miliardë dollarë, ndërsa mirëmbajtja e tij mund të kushtojë edhe deri në 700 milionë dollarë.
Presidenti amerikan Donald Trump ka ndërmarrë hapin e parë për të zbatuar projektin e ngritjes së murit në kufirin me Meksikën, që ishte një nga premtimet më të rëndësishme gjatë fushatës zgjedhore.
Trump synon që me ndërtimin e murit në kufirin mes ShBA-së dhe Meksikës të parandalojë trafikimin e qenieve njerëzore dhe tregtinë me drogë. Më herët ai kishte deklaruar se “ShBA-ja do të rikthejnë kontrollin e kufijve të saj”.
Gjatë fushatës Presidenti amerikan Trump kishte deklaruar se emigrantët që hyjnë ilegalisht nga Meksika dëmtojnë SHBA-të, dhe se “trafikantët, të kërkuarit nga drejtësia dhe kriminelët e tjerë” kalojnë në ShBA edhe për shkak të kontrollit të pamjaftueshëm të kufirit.
Ai gjatë fushatës zgjedhore premtoi se do të ndërtojë një mur, i cili do ta parandalojë këtë. Sipas të dhënave të vitit 2014, në SHBA gjenden 11.1 milionë emigrantë pa dokumente, pra që qëndrojnë ilegalisht në Amerikë.
Më shumë se gjysma, më saktë 52 për qind të kësaj shifre e përbëjnë meksikanët, ndërsa 15 për qind e përbëjnë shtetas të Amerikës Qendrore. Përveç kësaj, 12 për qind e përbëjnë emigrantët nga Azia, 6 për qind ata nga Amerika e Jugut, 5 për qind nga Karaibet dhe 5 për qind emigrantët nga Evropa dhe Kanadaja.
ShBA-të dhe fqinji i tyre Meksika ndajnë një kufi të gjatë rreth 3 mijë kilometra, ndërsa në pjesën prej 1 100 kilometrave gjendet muri i fragmentuar, gardh dhe tel. Ndërtimi i kësaj “barriere meksikano-amerikane” ka kushtuar 2.4 miliardë dollarë dhe këto struktura, me anë të të cilave Amerika mundohet të pengojë tregtinë e drogës dhe emigracionin ilegal, kontrollohen nga Administrata amerikane e Patrullimit të Kufirit me ndihmë të sensorëve dhe kamerave.
Barriera fillon në shtetin federal të Kalifornisë, që ndodhet në jugperëndim të ShBA-së, dhe shtrihet drejt lindjes duke kaluar përmes shteteve Nju-Meksiko, Arizonë dhe Teksas. Trump në pjesën që është jashtë barrierës meksikano-amerikane dhe që është e gjatë rreth 1 900 kilometra, saktë në 1 600 kilometra synon të ndërtojë një mur. Vendosja e gardhit në disa pjesë të kufirit është një nga alternativat.
Trump kërkon që shpenzimet e murit ti paguajë Meksika.
Donald Trump në premtimin e vitit të kaluar deklaroi se supozon se ndërtimi i murit do të kushtojë rreth tetë miliardë dollarë, ndërsa disa herë gjatë fushatës ka folur se shpenzimet do t’i paguajë qeveria e Meksikës.
Në një intervistë për televizionin “ABC” Trump fillimisht tha se shpenzimet e murit do t’i paguajnë taksapaguesit amerikanë, ndërsa më vonë Meksika do t’ia paguajë Amerikës këtë shumë. Trump paralajmëroi fillimin e ndërtimit të murit gjatë muajve të ardhshëm, ndërsa autoritetet meksikane thonë se nuk kanë ndërmend ti paguajnë ShBA-së për shpenzimet e këtij projekti.
Më herët zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Sean Spicer deklaroi se “Meksika këto para do t’i kthejë në këtë ose në atë mënyrë”.
Shpenzimet e ndërtimit mund të arrijnë 25 miliardë dollarë
Instituti i pavarur amerikan për politikë migratore (MPI) parasheh se ndërtimi i murit do të kushtojë mes 15 dhe 25 miliardë dollarë, ndërsa mirëmbajtja e tij mund të kushtojë edhe deri në 700 milionë dollarë.
Todd Sternfeld, pronar i një kompanie ndërtimi me seli në Teksas thekson se ngritja e murit mund të kushtojë deri në 26 miliardë dollarë. Ekspertët konsiderojnë se muri duhet të jetë 12 metra i lartë, 25 centimetra i gjerë, dhe i thellë dy metra nëse dëshirohet të parandalohet gërmimi i tuneleve.
Në rrjetet sociale janë paraqitur kritika ndaj këtij projekti, meqë përdoruesit konsiderojnë se kushtet gjeografike nuk do të lejojnë vendosjen e barrierave të duhura dhe se muri nuk do t’i ndalë dot emigrantët, të cilët përmes rrugëve ilegale hyjnë në vend.
Raporti i agjencisë për hulumtime PEW tregon në mënyrë aktive janë tetë prej 11.1 milionë emigrantëve të cilët në vend qëndrojnë ilegalisht dhe se përbëjnë 5 për qind të fuqisë së punës së SHBA-ve.
Më së shumti emigrantë që nuk kanë leje qëndrimi jetojnë në shtetet federale e Kalifornisë, Teksas, Florida, Nju-Jork, Nju-Xhersi dhe Illinois. Rreth 66 për qind të emigrantëve në SHBA jetojnë më gjatë se dhjetë vite. Shumica e këtyre emigrantëve punojnë në sektorët e hotelerisë, shërbimeve, ndërtimtarisë.