Albspirit

Media/News/Publishing

Petrit Ruka, poeti, skenaristi, kineasti…

 

Petrit Ruka Lindur në Tepelenë më 21.08.1954. Ka kryer studimet e larta për Gjuhë Letërsi Shqipe dhe studimet pasunuversitare pёr dramaturgji filmike, Akademia e Arteve të Bukura, Tiranё 1985 – 1986. Ka punuar si pedagog nё Shkollёn e Mesme tё Pёrgjthshme, Tepelenё.1976 – 1984. Skenarist dhe regjisor. Kinostudio “Shqipёria e Re” dhe Alba Film Studio.Tiranё.1986 – 1996. Drejtor nё Teatrin Kombëtar të Fëmijëve. Tiranё 2000 – 2000. Kryetar i Qëndrës Kombëtare Kinematografike Shqiptare 2000 – 2005

Ka botuar:

1. “ Rinia ime” vёllim, poezi, 1978.

2. “ Atdheu fillon tek zemrat” vёllim, poezi 1983

3. “ Mirupafshim, hënë e vendlindjes!” vёllim, poezi, 1990

4. “ Vërtitu, Kokë e prerë!” vёllim, poezi, 2000.

5. “ Në zemër bie shi…” vёllim, poezi, 2003

6. “Shtatë mijë shirat e mi” poezi të zgjedhura, 2008

7. “Kalorësi mbi det“ esse monografike për Kadri Roshin 2009

Ka realizuar me shume se 30 vepra kinematografike si skenarist dhe regjisor.

 

Petrit Ruka

GRUA

Grua, ma ke nxire jeten dhe jeten ta kam nxire,
jemi share ne drite dhe jemi puthur ne erresire,
kemi vendosur te ndahemi dhe kemi thene: epo mire,
dhe prape jemi puthur, ashtu si per lamtumire.
Kemi genjyer njeri-tjetrin, kemi bertitur: s’te dua,
kemi peshtyre mbi proverbin qe qenkeshim mish e thua,
kemi mburrur kontratat qe bejne ne Amerike,
kemi thene njemije here: u mbush kupa dhe pike.
Pastaj je mi perqafuar “epo une isha ne gjume”,
jam futur ne mishin tend, siç futet ne shkretetire nje lume,
jemi semurur dhe fshehurazi i jemi lutur qiellit,
na eshte holluar shpirti nga frika, si hija e perit.
Dhe prape jemi zene, sa jane tundur tepsite,
kemi ndare dyshekun me vije (ah vije e florinjte)
po ne erresire kufirin e kemi shkelur si barbare,
me dredhi ballkanike qe as OKB s’ka pare.
Grua, ma ke nxire jeten dhe jeten ta kam nxire,
ma ke pire gjithe vrerin dhe helmin ta kam pire,
po ja qe s’bejme dot pa kete helm te mallkuar,
mos pushofsh kurre, moj lufte, dhe qofsh e bekuar.

Please follow and like us: