Rusi e shet macen për 78 mijë euro, thotë se ka aftësi të mbinatyrshme
Një burrë nga Rusia ka arritur ta shesë macen e tij, Charlise për 78 mijë euro. Sekreti i këtij çmimi të pabesueshëm qëndron në faktin se Dmitry R., tani ish-pronari i saj pretendon se macja Charlise Utkins ka aftësi të mbinatyrshme. Prandaj, edhe arriti t`ia shesë një gruaje nga Novosibirsk, njofton Klan Kosova. “Më ka shtyrë të bëjë gjëra që nuk kam dashur. Jam zgjuar në pesë të mëngjesit me një dëshirë të madhe për peshk ose sallam, ushqim që në fakt nuk e pëlqej. Kësisoj kam shkuar në dyqan dhe pas kthimit gjithçka që kam blerë ia kam dhënë maces. Gjersa Charlise hante, mua më largohej uria”, tha Dmitry. Ky i fundit macen e ka trashëguar nga halla e tij, pasi ajo vdiq. Ai theksoi se pronarja e re e maces kur erdhi për ta blerë morri me vete edhe disa pajisje me të cilat u bind se macja ka me të vërtetë aftësi të mbinatyrshme. Ndiqeni videon më poshtë:
Interesante