Albspirit

Media/News/Publishing

Skandali i Qeverisë, shkarkoi kryebashkiakun pa u mbledhur Këshillin e Ministrave

Ylli Manjani denoncoi sot shkeljet ligjore të qeverisë me vendimit e saj.

Në konferencën për shtyp pas largimit nga posti i i ministrit të Drejtësisë, Manjani denoncoi se “kur kam hyrë në qeveri kam gjetur një procedurë që s’kishte lidhje me qeverinë…ministrat nuk janë të lejuar të flasin në mbledhje qeverie dhe kjo është e papranueshme për mua. Me kryeministrin Rama nuk kemi debatur për çështje personale, por parimore e ligjore. Në këtë pjesë s’kam pishman. C’kam pasur i kam thënë. Unë nuk i kam asnjë borxh askujt”.

Por Manjani denoncoi gjithashtu edhe një skandal tjetër të radhës nga qeveria. Manjani tha se një zyrtar i lartë vendor u shkarkua nga ana e qeverisë pa u mbledhur fare. Verifikojeni, apeloi Manjani, pasi atë ditë që u mor vendimi për shkarkimin e kryabashkiakut një pjesë e madhe e ministrave nuk kanë qënë fare brenda vendit. Ky është një tjetër skandal i madh i qeverisë.

Please follow and like us: