Albspirit

Media/News/Publishing

Trump “fut” në sherr këngëtaret, Azealia publikon numrin personal të Rihannës

Çdo gjë filloi pas urdhrit të ri të presidentit Donald Trump për ndalimin e hyrjes së emigrantëve nga shtatë shtete të lindjes së mesme me shumicë myslimane.

Përveç protestave të shumta që janë organizuar gjatë ditës së djeshme dhe ditën e sotme, shumë artistë dhe njerëz me ndikim në fusha të ndryshme të showbizit kanë bërë “protesta personale” në rrjete sociale.

Një prej tyre ka qenë edhe këngëtarja Rihanna. Në postimet e saj në Instagram dhe Twitter ajo është shprehur kundër urdhrit të Trump, shkruan opinion.al.

“Amerika është duke u shkatërruar para syve tanë! Çfarë derri imoral duhet të jesh që të zbatosh një gjë të tillë!”- ka thënë 28 vjeçarja duke iu referuar presidentit të 45-të i SHBA-së.

riri

Menjëherë pas kësaj ka reaguar në një mënyrë të çuditshme reperja “kundër rrymës” Azealia Banks.

588f257e1700002f001d113b

“Sa i përket Rihannës (e cila nuk është qytetare e këtij vendi e as nuk voton) dhe të gjithë të famshmit ë e tjerë që janë duke përdorur ndikimin e tyre për të ndezur publikun, ju duhet vërtetë rë mbyllni gojën dhe uleni”- ka thënë ajo duke surprizuar ndjekësit dhe jo vetëm.

riri2

Dyshja e këngëtareve kanë vazhduar “luftën” në rrjete sociale me deklarata dhe foto thumbuese për njëra-tjetrën, deri në momentin kur Azealia ka publikuar në llogarinë e saj në Instagram numrin personal të Rihannës, ndërsa kjo e fundit ka publikuar sms-të që i ka dërguar Banks./ opinion.al

fnintchdbpict000298110431

 

Please follow and like us: