Ambasadorët e SHBA në Ballkan do të mbajnë postet e tyre
Ambasadorët e SHBA në Ballkan do të mbajnë postet e tyre, përfshi edhe ambasadorin amerikan në Tiranë, Donald Lul. Në dhjetor të vitit të kaluar New York Times raportoi se President i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, kishte lëshuar një urdhër që u kërkonte ambasadorëve të emëruar politikisht të të linin postet e tyre menjëherë pas Ditës së inaugurimit të tij si President. Kjo shkaktoi një pështjellim të madh në komunitetin diplomatik dhe mediat globale. Sipas europeanwesternbalkans.com për një laik, kjo tingëllon si një kthesë e rëndësishme e ngjarjeve, por nuk është asgjë më shumë se dhënia e një periudhe disa mujore ndaj diplomatëve para emërimeve të reja. Në të vërtetë, dorëheqja dhe zëvendësimi i ambasadorëve të emëruar politikisht në fund të mandatit presidencial është një rutinë e pritur.
Agjencia shkruan se ambasadorët e Shtetetve të Bashkuara perceptohen si aktorë të fuqishëm politikë në vendet e emërimit të tyre. Fakti është se të gjithë diplomatëve e tanishëm në vendet që përfshin Ballkanin Perëndimorë janë diplomatë karriere. Të gjithë ata janë konfirmuar nga Senati amerikan në fund të vitit 2014 dhe kanë marrë postet e tyre në fillim të vitit 2015. Afati i shërbimit të tyre është 3 vjeçar dhe ndryshime në planin diplomatik sipas europeanwesternbalkans.com mund të pritej rreth fundit të këtij viti apo në fillim të vitit të ardhshëm në Ballkanin Perëndimor.
Në raport me Ballkanin politika amerikane duket se nuk do të ndryshojë, nisur edhe nga raporti i sekretarit amerikan të Mbrojtjes, James Matis që konfirmoi se reduktimi i trupave amerikane në Kosovë mund të ndodhë vetëm nëse Forca e Sigurisë së Kosovës fiton të drejtën Kushtetuese për të mbrojtur integritetin territorial të vendit.
https://europeanwesternbalkans.com/2017/01/31/us-ambassadors-in-the-west…