Albspirit

Media/News/Publishing

Endri Prifti revoltohet me median për Ylli Manjanin, denoncon se 3 artistë u rrahën nga një bandë kriminale!

 

Këngëtari i njohur korçar Endri Prifti ka reaguar përmes një statusi në rrjetet socialesa i përket shkarkimit të ministrit Manjani. Ai është shprehur se nëse ndodh diçka me politikanët atyre u jepet gjatë gjithë ditës jehonë në media, e kundërta ndodh me artistët, ku sipas tij ‘3 artistë u goditën nga një bandë kriminale, anuloi koncertin’. Ja postimi i plotë i këngëtarit në Instagram:

“E hene sot pushim, thashe tju ve pak ne levizje ore po mire, si i thone nje fjale, peshku qelbet nga koka. Po nje pordhe te beje nje politikan gjithe diten lajmet, tv, keto stacionet e mediave, ta japin dhe me ngjyra 24 ore, njer te kuqe, njer blu, njer te verdha, lajmi i dites qe pordhi filani.

3 artiste, u goditen nga nje bande kriminale, anulloi koncertin ku gjendeshin nje mal me njerez , duke i thene merni 2mil leke gjobe o shtet dhe na lini ta kryejme kete koncert dhe neser ju pergjigjemi per gjithcka, asnje lajm, asnje gazete as…. ore magjine ka mare ky popull … pupupupu e pa besueshme per zotin. Per pak kohe do dalin edhe per koncerte politikanet.

I vetmi vend ne bote qe cdo dite flitet per politike. Asnjeriu ne gjith boten nuk i intereson te degjoje cdo dite te njejten kenge , sic kemi ne ketu , Rama , Basha , x , y ,a , zh. Jepini pupullit lajme te ndryshme , ndryshoni trurin e keti populli qe e kini verbuar me politiken , falini pak force per te ardhmen e tyre , kryesisht gjith atyre familjeve te varfra dhe te mjera qe ka ky vend. Respekte media te dashura….,”-përfundon Endri postimin e tij.

Image

Please follow and like us: