Albspirit

Media/News/Publishing

Gjyqtari i Kushtetueses, Vladimir Kristo: Ja përse nuk e kam deklaruar pasurinë

 

Vladimir Kristo, anëtar në Gjykatën Kushtetuese, ka reaguar pas lajmit në media se nuk ka deklaruar formularin e pasurisë pranë ILDKPKI.

Në një prononcim për mediat, gjyqtari Kristo thotë se nuk e ka dorëzuar për faktin se i ka përfunduar mandati. “Mua prej një viti më ka mbaruar mandati si anëtar i Gjykatës Kushtetuese dhe qëndroj në detyrë në pritje të zëvendësuesit vetëm për të mos futur në kolaps punën e gjykatës. Ligji i vetingut ka për qëllim të kontrollojë figurën e gjyqtarëve që duan të bëjnë karrierë. Unë karrierën e kam mbyllur”, tha Vladimir Kristo.

Please follow and like us: