Ish-pjesëtari i Inteligjencës – “Serbia ka qindra spiunë në Kosovë”
Ish-pjesëtari i Inteligjencës Fadil Kajtazi, ka thënë se në Kosovë gjenden qindra spiunë apo agjentë serbë.
Sipas tij shërbimi inteligjent serb çdo herë po e saboton shtetin teksa tha që edhe agjentë rusë kanë qasje në Kosovë por jo në mënyrë direkte, njofton Klan Kosova.
Kajtazi këto deklarime i dha në Ora e Fundit në Klan Kosova teksa komentoi dhe dorëheqjen e drejtorit të AKI-së.
”Në botën perëndimore dorëheqja e një drejtori mund të jetë gjë e zakonshme”.
”Në kushtet Ballkanike apo në kushtet në Kosovë kjo mund të mos jetë e zakonshme”.
Fadil Kajtazi tha se drejtori i cili dha dorëheqje nga AKI, kishte vështirësi në menaxhimin e një sistemi të komplikuar.
”Ai ka pasur detyrë më të vështirë, kishte një sistem shumë kompleks prandaj ka pasur problem me menaxhuar, drejtori që dha dorëheqjen ka qenë në një situatë të vështirë politike brenda vendit”.
”Shërbimi Inteligjent i Kosovës ka diku 100 vetë dhe ska mundur ta menaxhojë me një buxhet të vogël”.
”Ne kemi një shtet me pjesën më të madhe që na kufizon neve”.
”Në kushtetutën e Serbisë, Kosova ende figuron si shtet i saj”.
”Shërbimet Inteligjente serbe ka dy nga ushtria dhe një që është agjencion qeveritar”.
”Vetëm shërbimi informative serb ka një buxhet prej miliona eurosh, e tja vësh një buxhet të tillë këtij drejtori i ka shkaktuar vështirësi të madhe”.
”Ai nuk kishte presion por disa kërkesa që s’mund t’i përballonte. Ky staf i vogël për të ofruar një mbrojtje është e pamundur”.
”Nuk dua të them që AKI ka dështuar, pasi që puna e shërbimeve merret vesh nga skandalet. Derisa organi kompetent ka bërë vlerësim të mirë për AKI-në, unë nuk mund të them se ka dështuar”.
”Por prapë në një anë tjetër mund të jetë dështim sepse ky limit i buxhetit për të pëballu këtë staf këtë peshë është shumë e madhe”.
”Kemi një shërbim që sulmon këtë hapësirë. Agjendën e ka të bartur në katër breza. Është agjenturë masive”.
”Serbia ka qindra spiunë në Kosovë”.
”Vetëm gjatë viteve 90-ta diku rreth 194 agjentë kanë qenë të dekonspiruar”.
”Politika duhet ta dijë një gjë, kjo punë ndikon keq në jetën politike në Kosovë”.
”Veprimtaria e shërbimeve të fshehta serbe në Kosovë ndikon në jetën ekonomike, fetare etj”.
”Prapa duhet të jetë një kulturë e sigurisë brenda veprimtarisë politike qoftë të pozitës apo opozitës”.
”Nuk ka pasur të drejtë Presidenti – ai ka pasur të drejtë ta kërkojë dorëheqjen e drejtorit nëse ai do të kishte hasur keq menaxhim”.
”Ka mbetur anash shërbimi inteligjent serb, që cdo herë po e saboton shtetin tonë. Rusët nuk kanë akces të drejtpërdrejtë në Kosovë ngase kanë një përcues më të fortë përmes shërbimeve serbe”.
”Në krye të AKI-së duhet të vijë një person që e njeh punën pak më të thellë se sa ka qenë deri tani- pa dashur ta mohojë përkushtimin për punë që ka pasur”.
”Por në krye të AKI-së duhet të jetë një person që ka njohuri më të thella në këtë lëmi”.
”Nuk është puna policore e njëjtë me atë të Shërbimeve Intelegjente. Puna e Shërbimit Inteligjent është shumë-dimensionale”, ka përfunduar Kajtazi, në Ora e Fundit, njofton Klan Kosova.