Albspirit

Media/News/Publishing

Kur Henri Kisinger kërkoi vëmendje nga Shqipëria

 

 

“Ishte viti 1976, kur Shqipëria komuniste kishte ftohur marrëdhënien me Kinën dhe po pritej që ajo të bëhej fanari i vetëm ndriçues në botë.

Në këtë situatë, Departamenti i Shtetit filloi të tregojë interes të veçantë për Shqipërinë.

Henri Kisinger, një nga sekretarët e Shtetit më me influencë u nis një memo disa ambasadave në Europë.

Kjo letër ka një domethënie të veçantë për shkak të figurës se Kisinger dhe interesit të tij për Shqipërinë”, shkruan studiuesi Erald Kapri duke publikuar edhe memon.

Memo e plotë:

Sekret/ 1 shtator 1976

Nga: Departamenti i Shtetit

Drejtuar ambasadave: Paris, Beograd, Bukuresht, Sofie, Romë, Nato

Tema: Një mision tregtar francez në Shqipëri

REF: PARIS 27.539

Departamenti do u jetë mirënjohës për mundësinë për të shtuar njohuritë tona për Shqipërinë dhe po u përsjellim kërkesën për çdo ndihmë ambasadave tona. Ambasadat duhet të sigurojnë informacion për çështjet e mëposhtme si dhe çdo mundësi tjetër:

(A) Cilët janë partnerët kryesorë të tregtisë të Shqipërisë dhe cila është përqidja përkatëse në pjesën e tyre të tregtisë me Shqipërinë? Sa e madhe e sasia e tregtisë së Shqipërisë me anëtarët e CEMA-s?

(B) Cila është niveli aktual i ndihmës kineze dhe a do të vazhdijë të bjerë kjo ndihmë?

(C) Cilat janë rezultatet e vizitës së fundit të misionit tregtar të Shqipërisë në Japoni?

(D) Cilat janë qëllimet e Shqipërisë në rimarrëveshjet 5 vjeçare me Jugosllavinë dhe Greqinë si dhe rinovimit të një marrëveshje të tillë me Rumaninë? Pse Shqipëria nuk ka rinovuar marrëveshjet 5 vjeçare me vendet e tjera anëtare të CEMA-s?

(E) Konfirmoni objektivat e ulëta në planin e gjashtë 5 vjeçar duke e krahasuar me planin 5 vjeçar të 5-të. Sa janë këto objektiva në planin e 6-të dhe a ka ardhur kjo situatë për shkak të uljes së ndihmës nga Kina?

(F) Cila është gjendja aktuale e shëndetit të Enver Hoxhës dhe e Mehmet Shehut? Cila është linja për pasardhësin, qoftë e nënkuptuar apo qoftë e shpallur publikisht?

(G) Cilat janë moshat dhe prejardhja e anëtarëve të rinj të Byrosë Politike? Cili është në krye të forcave të armatosura?

(H) Cilat janë përshtypjet e anëtarëve të komisionit për planet dhe politikat që do të ndiqen nga udhëheqia e re ekonomike? A ndryshojnë ato në mënyrë drastike nga praktika e mëparshme?

(I) A është shfaqur më parë tensioni i brendshëm më herët se viti i ndërtimit të bunkerëve dhe mbrojtjeve të tjera?

Kissinger

Please follow and like us: