Albspirit

Media/News/Publishing

Mediat britanike i tregojnë Trump-it shembullin e Rita Orës: Erdhi si refugjate, sot është e suksesshme

Donald Trump është kthyer shumë shpejt në një njeri të urryer nga emigrantët pas urdhrit të tij ekzekutiv për ndalimin e hyrjes së refugjatëve nga shtatë shtete më shumicë myslimane.

Në vazhdën e një lumi kritikash që ka shpërthyer ndaj tij, gazeta britanike “The Telegraph” i ka kushtuar një artikull shembujve të njerëzve që kanë hyrë si emigrantë në vendet e tyre, por sot janë tepër të famshëm.

Ndër emra të njohur në fusha të ndryshme, gazeta ka përmendur rastin e këngëtares me origjinë shqiptare, Rita Ora.

Në shkrim thuhet se Rita është larguar nga Kososva bashkë me familjen e saj për shkak të persekutimit që iu bë shqiptarëve në kohën e luftës.

rita_1485856770-1347295

Për “The Telegraph” historia e 26 vjeçares është një shembull suksesi sesi rufugjatët mund të përshtaten me vendin mikpritës, madje të arrijnë edhe nivele të tilla.

Në vazhdim të shkrimit thuhet se Rita ka fituar një numër të konsiderueshëm çmimesh ndërkombëtare si dhe është bërë imazh i disa markave të njohura të modës, të tilla si Adidas, etj.

160206-madeleine-albright-309p_77034eb30ec6c576268d9e795f290086.nbcnews-fp-1200-800

Gjithashtu në këtë listë është përfshirë edhe ish-sekretarja amerikane Madeleine Albright, e cila ka prejardhje pre Çekisë dhe ka qenë e suksesshme.

Please follow and like us: