Melania Trump shfaqet në faqen e parë të revistës meksikane “Vanity Fair”
Revista me fame “Vanity Fair” po përballet me reagime të ashpra, pasi shfaqi në faqe të parë, Zonjën e Parë të Amerikës, Melania Trump të mbushur me bizhuteri, për kopertinën e saj të fundit.
Melania, ka zëne gjithë kopertinën e muajit shkurt të edicionit meksikan të “Vanity Fair”, duke “ngrënë” diamante.
Zonja e parë u prezantua më një pirun dhe gjerdanë margaritarësh dhe diamantesh në një pjatë ku i përdorte si spageti.
Ky ishte një imazh luhatjesh për një vend ku jetojnë pothuajse gjysma e popullit ne varfëri. Revista do të sjelli një raport që tregon të kaluarën e kësaj zonjë të parë intriguese.
Imazhi i Melania Trump shkaktoi reagime të shumta, pasi presidenti Trump tha se do të ndërtojë murin kundër emigrantëve në kufi me Meksikën.
Pa kaluar shumë ditë nga inaugurimi i Trumpit, ai ka shkaktuar trazira në SHBA dhe në botë për ndërtimin e murit me Meksikën dhe për firmosjen e dekretit për ndalimin e refugjatëve nga 7 vendet myslimane për të shkelur në SHBA.