Albspirit

Media/News/Publishing

President Thaçi, fali të burgosurit në prag të pavarësisë së Kosovës!

Suzana Tahiri

Për më tepër se dy javë, pra në 17 Shkurt, Kosova kremton festën e madhe të Pavarësisë, që do të shënohet me shumë akte dhe ceremoni ta natyrshme.
Por ndër këto akte, ndër më të rëndësishmit është edhe falja e të burgosurve, si një akt normal që ndodh në të gjitha shoqëritë demokratike.
Falja është një dimension human ku fitojnë njëkohësisht si të burgosur ashtu edhe shoqëria, sepse iu jep një shans tjetër kësaj kategorie të privuar nga liria që të bëhen qytetarë të denjë të republikës së tyre.
Në burgjet shqiptare në Kosovë ka aktualisht qindra të burgosur, por akoma më shumë ka në burgjet e tjera të vendeve perëndimore. Por ndërsa ndikimi i qeverisë, presidencës dhe institucioneve të tjera shtetërore është më i paktë në vendet perëndimore, në shtetin e ri të Kosovës autoritetet kanë legjimitetin e plotë për të vepruar duke falur dënimin për shumë prej tyre.
Në këtë mënyrë strukturat shtetërore do të vënin në vend edhe dënimet e pafajshme, edhe problemet që ka aktualisht gjyqësori, por edhe pse shumë prej tyre janë pjestarë të familjeve në nevojë që e kanë bërë një dënim dhe faj të gjykueshëm për shkak të pamundësisë për të jetuar.
Kuptohet se çdo shoqëri nuk pajtohet me asnjë vepër penale, por dimensioni i saj human ngrihet mbi gjithçka duke menduar më shumë për rehabilitimin e tyre, për kthimin në jetën normale, duke jetuar me punë të ndershme dhe brenda standardeve ligjore.
Këtë fillimviti Shqipëria aplikoi një falje të tillë të burgosurish dhe këtë veprim e bëjnë shumë vende të tjera demokratike, jo thjesht dhe vetëm për të pakësuar mbipopullimin e burgjeve, por duke nxjerrë në pah një veçori që e kanë shtetet e civilizuara. Me faljen e të burgosurve në Kosovë, në të vërtetë janë të fituar të gjithë.

Please follow and like us: