Albspirit

Media/News/Publishing

Propagandë/ Po udhëhiqemi nga rrjetet sociale, asnjë investigim!

Gazetarja dhe moderatorja Sonila Meço ka komentuar shkarkimin e Ylli Manjanit, duke sulmuar mediat dhe analistët. Meço shkruan se u transmetuan 4 programe me shkarkimin e Manjani, dhe asnjëri prej tyre nuk kishte investigim mbi akuzat e forta që bëri ish-ministri i Drejtësisë.

Ndërsa, ka sulmuar ashpër dhe klasën politike, e cila në shumicën dërrmuese të rasteve zgjedh të reagojë në rrjetet sociale, për çdo shqetësim e zhvillim të fundit.

Sipas saj, në vend që të mësojmë si formëzohet një opinion, po na projektohet në kokë modeli më asgjësues i gjykimit: po shohim ç’do të thotë të udhëheqësh me Twitter, Facebook e analistë.

Ja shkrimi i Sonila Meços:
-1 ditë nga shpërthimi i Manjanit.
2 ditë nga kohëzgjatja e çudisë.
4 programe mbrëmjeje me këtë temë, pa asnjë investigim mbi akuzat e ministrit të drejtësisë.
Mijëra statuse e batuta në rrjete sociale.
Miliona aludime që zbojnë njëra-tjetrën në përpjekjen për të rivendosur prioritetet: koalicioni, Balili, kanabisi, konçensionet, dashnoret, reforma në drejtësi, arbitrazhet ndërkombëtare… edhe një herë kanabisi, reforma, dashnoret, koalicioni, Balili….edhe nje herë konçesionet, dashnoret….lëre më mirë. Lëre!
Këto janë pasojat e ortekut të lajmeve jo lajme, propagandës. Të opozitës që përdor vetëm lidhjen e shkurtër facebook-foltore.
Të gazetarëve që nuk i kapin argumentet një nga një, t’u hyjnë me kokë a edhe stomak: konçesione të paligjshme, lëvrime fondesh pa prokurime, mbështetje qeveritare krimit, prokurorë e gjykata nën urdhra celularësh etj, etj…
Tonat që prekemi shpejt e logjikojmë ngadalë.
E kur mungon një instancë e respektuar që të japë një shembull, do gjendet shpjegimi me 140 gërma në Twitter, duke iu përgjigjur çdo komenti në rrjete sociale, duke bërë zapping nga studio në studio televizive.
Në vend që të mësojmë si formëzohet një opinion, po na projektohet në kokë modeli më asgjësues i gjykimit: po shohim ç’do të thotë të udhëheqësh me Tëitter, Facebook e analistë.
Do vullnet kjo punë, tundimi i sipërfaqësisë është shpesh i papërballueshëm. Dhe do na mbysë të gjithëve në cektinë…

Please follow and like us: