Albspirit

Media/News/Publishing

Trump iu pret fondet, alarmohet OKB

 

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, duke komentuar pohimet se administrata e presidentit amerikan Donald Trump planifikon shkurtimin e kontributit financiar amerikan për disa agjenci të OKB­së dhe organizatën ndërkombëtare, theksoi se është shumë i shqetësuar për këto synime, raporton Anadolu Agency (AA).

“Kjo me të vërtetë është arsye për shqetësim. Përveç kësaj, jemi të vendosur që me zyrtarët amerikanë të zhvillojmë lidhje të forta që në themelet e besimit të vazhdojmë me bashkëpunimin”, tha Guterres
para gazetarëve gjatë mbajtjes së Samitit të Unionit Afrikan në kryeqytetin e Etiopisë, Addis Ababi.

Ai theksoi se tashmë ka biseduar për këto çështje edhe me ambasadoren e SHBA­ve pranë OKB­së. “Shpresojmë se OKB­ja do të vazhdojë në rrugën e saj pa ndryshime dramatike”, tha sekretari i
përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara.

Mësohet se dministrata e presidentit amerikan Donald Trump përgatit dy vendime me të cilat parashihet
ulja, madje edhe heqja e kontributit amerikan për më shumë agjenci të Kombeve të Bashkuara dhe organizatat ndërkombëtare, dhe rishikimin e më shumë marrëveshjeve.

Dokumenti i parë siç pretendohet përfshin vendosjen e këshillit, detyra e të cilit do të jetë analizimi deri në cilën masë duhet të shkurtohet kontributi.

Please follow and like us: