Albspirit

Media/News/Publishing

Vettingu/ Emrat e gjyqtarëve dhe prokurorëve që dhanë dorëheqjen

 

 

Kur edhe pak orë ndajnë nga mbyllja e afatit për dorëzimin e deklaratave të pasurisë në ILDKPKI, tre gjyqtarë kanë dhënë sot dorëheqjen.

Duke qenë se dita e sotme është dita e fundit për deklarimin e pasurisë, një gjyqtare nga Tirana, një gjyqtar nga Elbasani, dhe një nga Vlora kanë zgjedhur që të dorëhiqen, në mënyrë që t’i shmangen kontrollit pas përmbylljes së kësaj faze.

 Mirela Fana

Mirela Fana

Anëtarja e Gjykatës së Lartë Mirela Fana, pas dorëheqjes së saj tha se do të vazhdojë jetën akademike.

Gjyqtari i dytë i dorëhequr është Ilir Pashaj nga Gjykata e Elbasanit.

Disa orë më pas të njëjtën rrugë ka ndjekur gjyqtari i Apelit të Vlorës, Ilir Çeliku.

Disa ditë më parë u dorëhoq edhe prokurori Sulejman Tola, duke u shprehur se kishte nisur procedurat e daljes në pension.

Pas këtyre dorëheqjeve ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama.

Përshëndes largimet vullnetare të gjykatësve/prokurorëve që s’duan të kalojnë vetingun! Drejtësia e Re nuk kapet dot si e Vjetra që po bie!”, shkruan kryeministri në Facebook.

Ilir Çeliku

Ilir Çeliku

Deri më tani, në ILDKPKI kanë deklaruar pasuritë e tyre 359 gjyqtarë.

Në kuadër të ligjit të vettingut, gjyqtarëve dhe prokurorëve në vend iu la afat 30 ditë për të dorëzuar në ILDKPKI deklaratat e pasurisë.

Dorëzimi i tyre duhet të bëhej nga vetë prokurori apo gjykatësi në protokollin e këtij institucioni, ku edhe do të pajiseshin me një vërtetim përkatës për dorëzimin e deklaratës dhe fletën e inventarit për dokumentacionin justifikues bashkëlidhur deklaratës së pasurisë.

Please follow and like us: