Albspirit

Media/News/Publishing

Armand Plaka: Shqipëria në 1521, identitet europian i spitakur

Gazetari dhe studiuesi Armand Plaka ka publikuar disa detaje të pabulikuara më parë  në lidhje me vjetërsinë dhe ekzitencën e vendit tonë si pjesë e Evropës.

Mund të theksojmë se ato janë të një cilësie shumë të mirë, me shumë rezulocion dhe se burimi vjen nga hapësira gjermanike, duke qenë se edhe vetë Plaka është jo vetëm i lidhur me botën gjermanike por edhe e studion atë.

Autori citon me korrektësi burimet dhe nuk shprehet në mënyre eksplicite nëse kjo përbën ndonjë zbulim, por duket se ka dashur të theksojë praninë e Shqipërisë si një pjesë e Evropës, hasur në këtë rast në një mënyrë artistike si manteli që mban veshur ajo që duket se është Mbretëresha Europë.

Shkrimi i plotë i Plakës:

Një krijesë interesante artistike nga viti 1548, ku Shqipëria shfaqet si identitet me vete në një kohë kur e kishte mbuluar errësira e mesjetës. Në versione të tjera, ajo shpesh zhduket nga harta për të ridalë sërish. Kjo përbën një arsye për të besuar se shqiptarët njiheshin në Europë me identitetin e tyre.

Vepra vjen nga viti i largët 1548 me autor Heinrich Bunting nën titullin: “EVROPA PRIMA PARS TERRAE IN FORMA VIRGINIS” e që mendohet se është ekspozuar në Hanover më pas, në vitin 1581.

Në një ilustrimin tjetër grafik ( nga viti 1521) me bazë hartat e vjetra mesjetare, për shembull, Shqiperia nuk shihet , por vihet re Morea si një identitet me vete, ku shqiptarët apo arvanitet njiheshin si banorë të saj.

 

 

 

 

 

Please follow and like us: