Albspirit

Media/News/Publishing

Bastet për Trump: Presidenca e tij nuk zgjat më shumë se 2017

Presidenca e debatueshme e Donald Trump është një bekim për bastevënësit britanikë, të cilët raportojnë një stuhi të veprimtarisë së basteve politike mbi situatën e trazuar politike në SHBA.

“Ladbrokes”, një kompani e madhe bastesh, tha se shumë po presin të vendosin baste se lideri amerikan nuk do të jetë në detyrë për më shumë se 1 vit, apo do të detyrohet të japë dorëheqjen brenda vitit të parë.

“Është e pabesueshme sa shumë njerëz po vënë bast, duke marrë raportin 4/1 që ai do të zëvendësohet këtë vit dhe madje 11/10 që ai do të hidhet në gjyq apo do të japë dorëheqjen. Kur mendon historikisht, kjo do të ishte shumë e pazakontë. Ka vetëm një president në historinë e kohëve të fundit që u largua kështu, Nixon, prandaj është e habitshme sa pak njerëzit besojnë se ai do të përmbushë mandatin e tij të plotë,” shprehet Matthew Shaddcik, drejtor i basteve politike në Ladbrokes.

Bastet që po ndryshojnë më shpejt janë ato lidhur me një vizitë të mundshme të Trump në Mbretërinë e Bashkuar gjatë këtij viti. Mijëra protestuan kundër Mbretëreshës në shkallë kombëtare, me lajmin se ajo mund ta mirëpresë presidentin amerikan në qershor.

“Shumë spekulime këtë javë mbi vizitën shtetërore që është lajmëruar, demonstrata të mëdha në Britani. Ishte 5/1 në fillim të javës, që vizita do të anullohej, 5/2 ka shkuar tani, prandaj shumë para po vendosen në atë ngjarje. Dhe skenari më i mirë për Trump? Që ai të përfundojë mandatin e tij në 4/1. Është një çmim historikisht bujar, problemi është se duhen pritur 8 vjet që të paguhesh për të.”

“Mendoj se ka disa dëshira apo jo? Shumë njerëz do të donin që ai të mos ishte dhe të zëvendësohej, por me kushtetutë, është shumë e vështirë.”

Ladbrokes raporton se mijëra paund janë vënë bast në skenarë të ndryshëm. Shaddick parashikon se kjo do të vazhdojë për aq kohë sa manjati qëndron në Shtëpinë e Bardhë, një lajm i mirë ky për këtë linjë biznesi.

“Mendoj se shumë nga bastevënësit britanikë humbën shumë para kur ai u zgjodh president nëntorin e kaluar, prandaj disa nga ne do të fillojnë të kthehen në këto tregje.”

Ladbrokes nuk ka pranuar baste që përfshijnë skenarë të vdekjes së Trump në zyrë, ose që ai vritet, por ata kanë patur disa kërkesa për baste banale, nëse mund të ketë një skandal seksual ose nëse kontaktet ruse të Trump janë më të diskutueshëm se çfarë imagjinohet.

“Kemi patur kërkesa nga njerëzit, çfarë çmimi do të kishte publikimi i një kasete me përmbajtje turpëruese. Qoftë nga ai, qoftë nga kontaktet e tij ruse, mund të jetë më skandaloze se ç’e mendojmë. Mund të vini bast 5/4 në fakt që ai do të vizitojë Rusinë në vitin e tij të parë si president”.

Please follow and like us: