Albspirit

Media/News/Publishing

Bukuroshja shqiptare me çmim në Miss Universe

Në edicionin e 65 të më të bukurës në botë, me 30 janar në Manila, Filipine u shpall Iris Mittenaere fituesja e Miss Universe.

Gjatë kurorëzimit nuk u arrit të shpallej përpara publikut çmimi i Miss Fotozhenia dhe Miss Miqësia.

“Nuk kishim kohë. Kishte kaq shumë gjëra që donim ti fusnim në shfaqje,”- tha presidentja e organizatës, Paula Shugart.

Vajza nga Elbasani, Lindita Idrizi ishte ajo që fitoi çmimin Miss Fotozhenia dhe çmimin tjetër e mori zonjusha nga Korea, Jenny Kim.

Vajzave i është ofruar një shumë simbolike prej 1 mijë dollarësh për cmimin e fituar.

Please follow and like us: