Albspirit

Media/News/Publishing

Credit Suisse: Europa kërcënohet nga zgjedhjet

Zgjedhjet presidenciale në Francë, përbëjnë rrezikun më të madh për Europën, deklaron Credit Suisse. Banka zvicerane shton se, politika monetare me stimuj e Bankës Qendrore Europiane mund të kufizojë disi impaktin e zgjedhjeve franceze në tregje. Ndër të tjera, Credit Suisse thekson se, fitorja e Francois Fillon, kandidatit konservator, do të përbënte skenarin më të mirë për tregjet europiane.

Fillon aktualisht është vënë në qendër të një skandali, ku përfshihet bashkëshortja e tij. Edhe kandidatura e Emmanuel Macron, ish ministrit francez të ekonomisë nën kabinetin valls, cilësohet si pozitive për ekonominë franceze.

Fitorja e Marine le Pen përbën skenarin më ogurzi për tregjet, sipas Credit Suisse, pavarësisht se, në rast fitore ajo projektohet të ketë fuqi të kufizuara si pasojë e mungesës së mbështetjes nga legjislativi.

Sondazhet e fundit tregojnë se, Le Pen është përpara kandidatëve të tjerë, për raundin e parë të zgjedhjeve, duke lënë me 4 pikë mbrapa kandidatin e republikanëve, Francois Fillon.

Në raundin e dytë, atë të datës 7 maj, kur edhe do të mësohet emri i presidentit të ri të Francës, Le Pen projektohet si humbësja, si përballe Fillon, ashtu edhe përballë Macron.

Please follow and like us: