Albspirit

Media/News/Publishing

‘Dakord me mua, ose ikni’,diplomatët rebelohen me Trump

Departamenti amerikan i shtetit ka konfirmuar se afro 900 diplomatë amerikanë në gjithë botën po protestojnë kundër ndalesës së përkohshme të presidentit, Donald Trump, për refugjatët dhe vizitorëve nga 7 vende me popullatë shumicë myslimane.

Në shenjën e fundit të mospajtimit të ashpër me urdhërin ekzektuiv të presidentit të paraqitur javën e kaluar, zyrtarët thanë mbrëmë vonë se po qarkullon një memorandum në departament, ku të punësuarit mund ta shprehin kundërshtimin e tyre ndaj politikave zyrtare, raporton Rel.

Një ditë, pasi presidenti amerikan, Donald Trump, ka shkarkuar një zyrtare të lartë të Departamentit të drejtësisë, për refuzimin që ta mbrojë urdhërin në gjykatë, zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Sean Spicer, u ka tërhequr vërejtjen diplomatëve të karrierës se “kjo është për sigurinë e Amerikës” dhe se ata “ose duhet të pajtohen me program ose mund të shkojnë”.

Diplomatët janë ankuar se urdhëri do t’i përkeqësoj raportet me vendet myslimane, do ta nxitë një ndjenjë antimyslimane dhe do t’i dëmtoj ata që kanë arsye legjitime për t’i vizituar Shtetet e Bashkuara.

Ata theksojnë se kjo politikë “shkon kundër vlerave themelore amerikane për jodiskriminim, korrektësi dhe mirëpritje të ngrohtë”.

Me urdhërin ekzekutiv të presidentit, Donald Trump, u ndalohen viziat shtetasve nga Irani, Iraku, Libia, Somalia, Sudani, Siria dhe Jemeni, për 90 ditë.

Të gjithë refugjatëve u është ndaluar hyrja për 120 ditë, ndërsa ata nga Siria janë bllokuar pakufizim.

Please follow and like us: