Dëshmia e Shkëlzen Berishës, i dënuari Balla kërkon të largojë mediat
I dënuari për shpifje, deputeti socialist Taulant Balla ka tentuar që të largojë mediat gjatë dëshmisë që do të jepte Shkëlzen Berisha. Gjatë seancës së komisionit të CEZ, deputeti Balla kërkoi largimin e medias nga seanca me qëllim që të vazhdonte dëshmia e Berishës.
Në këto momente kanë ndërhyrë deputetët e opozitës dhe dëshmitari, duke sjellë edhe reagimin mbi faktin se pse media duhej të dilte nga seanca.
Balla në këtë mënyrë tentoi që të fshihte faktin se nuk kërkonte ti linte vendin një kolegu të tij, pasi ai vetë është i dënuar për shpifje në një padi që ka bërë Shkëlzen Berisha.
Please follow and like us: