Ekzekutohet për tradhti bashkëshortore
Një zyrtar afgan ka njoftuar se një grua e akuzuar për tradhti bashkëshortore është qëlluar me armë zjarri për vdekje nga kryengritësit në provincën verilindore, Badakhshan.
Zëdhënësi i guvernatorit provincial të Badakhshan, Ahmad Naweed Frotan, ka thënë se Amir Begum u vra nga kryengritësit talebanë të martën në mbrëmje në rrethinën Yumgan, transmeton Express. Sipas tij, kryengritësit e akuzuan Begum-in se kishte kryer marrëdhënie seksuale me një burrë dhe si pasojë e vranë.
Please follow and like us: