Albspirit

Media/News/Publishing

Fustani i Monroe kushtoi 4.8 milionë dollarë

4.8 mln dollarë për fustanin e Monroe

Fustani i famshëm që Marilyn Monroe veshi teksa i këndonte presidentit amerikan, John F.Kennedy për 45-vjetorin e tij të lindjes, është shitur në ankand me një çmim prej 4.8 mln dollarë.

Fustani ngjyrë mishi i stolisur me 2500 kristale pritej të shitej për 2-3 mln dollarë në qendrën e ankandeve ‘Julien’, në Beverly Hills.

Fustani u ble nga “Ripley’s Believe It or Not”, një perandori mediatike amerikane e specializuar në artikuj të çuditshme dhe historikisht të rëndësishme, e cila zotëron një zinxhir muzesh, duke përfshirë edhe një në Hollywood.

Fustani ishte aq i ngushtë, sa aktorja legjendare nuk veshi fare të brendshme dhe iu desh ta qepte të veshur në trupin e saj pak minuta përpara se të hipte në skenën e “Madison Square Garden”, më 1962 për t’i kënduar këngën e ditëlindjes presidentit amerikan.

Please follow and like us: