Albspirit

Media/News/Publishing

Hija e Presidentit Erdogan mbi Ballkanin

 

Gazeta e njohur zvicerane “Neue Zürcher Zeitung”, në një shkrim të gjatë, të autorit Andreas Ernst, ka analizuar ndikimin e shtuar të Recep Tayyip Erdoganit në Kosovë, pas puçit në Turqi, ku në shënjestër është Lëvizja Gulen. Sipas NZZ-së, për dallim nga Maqedonia dhe Bosnja, Shqipëria dhe Kosova po i rezistojnë Ankarasë – “Kjo nuk vjen nga simpatia për Gülen-in, por nga antipatia për Erdoganin”, shkruan NZZ.

Më poshtë mund ta lexoni të plotë shkrimin e gazetes zvicerane.

Nga Andreas Ernst, Beograd

Muamer Zukorlic është një burrë krenar dhe mysliman i devotshëm. I shkolluari në Tunizi dhe Libanon për disa dekada ishte myfti me ndikim në rajonin perëndimor të Serbisë, në Sanxhak. Sot ai është parlamentar, kryesues i një universiteti privat dhe aleat i qeverisë në Beograd. Kundërshtarët e tij thonë ai të kontrollojë Sanxhakun si pronë private.

Në një ditë të dielltë vjeshte Zukorlic është ulur para kafenesë Gaziya të Novi Pazarit, nga e cila tingëllon muzikë turke. «Ne të Sanxhakut ia dolëm që ta ruajmë shoqërinë tonë islame nga ndikimet e huaja», thotë karizmatiku mbi të dyzetat. «Mendoj në sauditët por edhe turqit – edhe pse ne nuk mund t’i quajmë aq të huaj». Sot ai është dyfish i kënaqur që strategjia ndezi: Ata në rajon që sot gjenden nën ndikimin turk janë të prekur nga konfliktet e brendshme të tyre. «Sidomos ata që kanë përfituar nga afërsia me Fethullah Gülen-in, paguajnë tash tarifën.»

Projekt neoosman

Muamer Zukorlic i bie pikës: Në njëzet vitet e fundit Turqia vazhdimisht ka rritur ndikimin e saj në Ballkan. Që nga marrja e pushtetit nga Erdogani në vitin 2003 Turqia vazhdimisht ua potencon shoqërive myslimane lidhjet kulturore dhe historike që kanë me të. Në këtë mënyrë tentohet që e kaluara e përbashkët rajonit nën Perandorisë Osmane të tregohet në një dritë sa më të volitshme. Qindra monumente të asaj epoke janë shpëtuar ose me mund janë restauruar.

Turqia nuk sillet vetëm si trashëguese e një tradite perandorake, por edhe si shtet prosperues mysliman, i cili rritjen ekonomike dhe religjionin mund t’i bashkojë pas asnjë problem. U krijuan lidhje të ngushta me komunitetet religjioze islame të Ballkanit dhe u etablua një rrjet shkollash të larta dhe kualitative nën udhëheqjen turke aty. Me të drejtë ky program nganjëherë quhet «neoosman», ngase ai lidhet me historinë dhe traditën me qëllimin për të rritur ndikimin politik dhe ideologjik të Turqisë. Sa i përket arsimimit vendi padyshim se kontribuon në modernizimin e shoqërive myslimane në Ballkan.

Sot janë pikërisht këto lidhje ndërmjet Turqisë dhe Ballkanit Perëndimor ato që kanë transportuar konfliktin e brendshëm ndërmjet Erdoganit dhe Lëvizjes së Gülenit në Bosnjë-Hercegovinë, Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni. Më së ashpërti luftohet rreth dyzet shkollave të të gjitha niveleve, të cilat sipas turqve i takojnë Lëvizjes Hizmet të Fethullah Gülenit. 15 institucione të atilla arsimore gjenden në Bosnjë, 12 në Shqipëri, 7 në Maqedoni, 5 në Kosovë dhe 1 në Serbi.

Brenda strukturave arsimore të këtyre vendeve shkollat në fjalë kanë një pozitë shembullore për shkak të kualitetit dhe pajisjeve që kanë. Ato ofrojnë një Curriculum shekullar të shkallës së lartë, që nuk e kanë shkollat vendore. Kualiteti dhe taksat e larta për shkollim janë shkaku pse shumica e nxënësve janë të elitave lokale. Mirëpo ka edhe programe zemërgjera bursash, të cilat u mundësojnë edhe nxënësve që nuk i kanë kushtet të shkollohen që nga fillorja e deri në Universitet aty. Disa prej këtyre shkollave pranojnë haptazi të jenë në kuadër të lëvizjes së Gülenit dhe të operojnë me vlerat e saj, e tjerat mohojnë të kenë diçka të përbashkët me predikuesin.

Shkurt pas mosmarrëveshjeve me Gülenin, në fund të vitit 2013, Erdogani filloi të ushtrojë presion nëpërmjet ambasadave të tij tek pushtetet lokale që t’i mbyllin shkollat e Hyzmetit – institucionet shekullare, ato religjioze por edhe firmat. Që nga puçi në korrikut, të cilin sipas turqve e paska nxitur Güleni, u intensifikua presioni ndaj qeverive ballkanike. Mirëpo qeveritë e prekura të rajonit reaguan ndryshe nga njëra tjetra ndaj imponimit turk. Në Shqipëri dhe Kosovë iniciativat turke trajtohen si përzierje në punët e brendshme, të cilat me kulturë por troç refuzohen. Në Bosnjë – ku përfaqësuesi boshnjak kultivon lidhje personale dhe ideologjike me Erdoganin – përpiqen që t’ia plotësojnë kushtet Turqisë sa më shumë por duke u ruajtur që mos zhvishen si urdhra-marrës. Në Maqedoni – në një vend me shumicë krishtere – sillen ndaj Turqisë ekstremiste fleksibël: ata kërkojnë mundësitë më të përshtatshme se si t’i mbyllin këto shkolla, tha ministri i brendshëm i Maqedonisë Mitko Cavkov, menjëherë pas puçit.

Drejtori i brengosur

Kjo e shqetëson natyrisht drejtorin e shkollës Yahya-Kemal në Shkup, Ismail Erdilin. Ai me plotë krenari na lëviz nëpër shkollën e tij moderne dhe dritëmbushur. Ai na tregon laboret e IT-së, hapësirat speciale të shkencave natyrore dhe në vendpunishten ku përgatitet një sallë e madhe sporti. 754 nxënës përshpirtruan këtu përkrah materialit arsimor edhe vlerat e Hyzmetit për dialog, respekt dhe tolerancë. «Gjersa gjatë vitit 2001 maqedonasit dhe shqiptarët gjuanin njëri tjetrin, rrinin ulur këtu në të njëjtën bankë nxënësit e dy popujve», rrëfen Surija Tauk, përgjegjësi shumëvjeçar i marketingut të kësaj shkolle. Të pyetur për Gülenin, drejtori thotë: «Ne admirojmë filozofinë e tij dhe e ndjekim atë. Mirëpo kjo nuk donë të thotë se ne jemi pjesë e organizatës së tij».

Menjëherë pas puçit qenkan dorëhequr pesë nëpunës dhe 37 nxënës janë hequr nga shkolla. Vendet e tyre mirëpo qenkan zënë menjëherë. Vendimtar në këtë bojkot ka qenë roli i ambasadës turke, e cila refuzon të kontaktojë me shkollën. Shumica e 60 turqve të punësuar nuk kanë guxim më të udhëtojnë në atdheun e  tyre, nga frika se arrestohen. Megjithatë drejtori nuk dorëzohet dhe shpreson. «Plotë politikanë të Maqedonisë kanë fëmijët e tyre në këtë shkollë, ata do të kenë po ashtu probleme nëse ne duhet të mbyllim shkollën».

«Epiqendra» e vërtetë për ndikimin turk në rajon megjithatë mbetet Bosnja. Kjo për arsye se islami politik i Erdoganit ka një aleat të fortë SDA-në me anëtarin e saj të kryesisë Bakir Izetbegoviç. Erdogani e mbështet «vllain e tij Bakir» rregullisht gjatë zgjedhjeve. Rrjetet ekonomike dhe politike ndërmjet të dyve janë shumë të ngushta. Ndryshe nga evropianët tjerë që ngurruan Izetbegoviç ishte i pari dhe gjatë natës së puçit që i ofroi atij mbështetjen e plotë.

Fillimisht, aleatit të tij Erdogani mbylljen e shkollave ia kumtoi nëpërmjet kanaleve partiake. Shtatë shkollat me rreth 2 mijë nxënës në krye me Burch-Universitetin e Sarajevës si flamur deri paradokoshësh ishin nën drejtimin e organizatës güleniste Bosna-Sema. Prapëseprapë urdhrin e Erdoganit për t’i mbyllur ato nuk i doli Izetbegoviç zot. Po të vepronte ashtu ai do të diskreditohej nga kundërshtarët e tij si lakej i turqve. Kur agjencia turke Anadolu difamoi Bosna-Sema-n si satelite të «Fetö»-s, gjoja organizatës terroriste të Gülenit, drejtuesit e organizatës paditën agjencinë qeveritare. Bosna-Sema përgënjeshtron të jetë e lidhur me «Fetö». Një përpjekje për t’i vënë shkollat nën patronazhin e bashkësisë islame të Bosnjës dështoi. Në vjeshtë u bë e njohur se shkollat, për shkak të problemeve financiare, u blenë nga firma investuese US Global; ka indikacione të qarta se firma në fjalë të jetë e lidhur me organizatën e Gülenit. Nëse kjo konfirmohet, atëherë shitja ka ndodhur ndërmjet Gülenit dhe Gülenit.

Shqiptarët kokëfortë

Ndryshe nga Maqedonia dhe Bosnja nga Shqipëria dhe Kosova vjen një rezistencë kategorike ndaj iniciativave turke për t’ua ftohur gülenistëve. Kjo nuk vjen nga simpatia për Gülenin, por nga antipatia për Erdoganin, politika e të cilit për shumë në Ballkan është tendencë për islamizimin e ish vendeve të nënshtruara dhe si e tillë luftohet. Shumica e intelektualëve e konsiderojnë religjionin si një kërpudhë përçarëse të kombeve të tyre, të cilat janë shumica mysliman, por në inkluzion me shqiptarë katolikë e ortodoksë.

Kur ambasada turke në Prishtinë kërkoi arrestimin e një gazetari kosovar (Rasti: Berat Buzhala – v. e përkth.), i cili shprehu simpati me puçistët, Ministria e Jashtme kosovare e refuzoi kërkesën si të paakceptueshme.

Ministria e Arsimit refuzon të mbyll shkollat Mehmet Akif – sipas Ankarasë güleniste – me argumentin se ato respektojnë ligjet, transmetojnë një arsimim të mirë dhe në çështjet religjioze janë tolerante. Në Shqipëri gjendja është e njëjtë. Në fakt sinjalizon kryeministri shqiptar Edi Rama mirëkuptim për qasjet turke mirëpo te realizohet diçka çka ato kërkojnë, jo. Në nëntor vendosi ministria e edukimit megjithatë që shkollat e presupozuara turke të heqin flamujt turq nga godinat e tyre.

Pushteti me shumë fytyra

Pothuajse tetëdhjetvite pas fundit të Perandorisë Osmane në tokën europiane, në vitet e 90-ta gjatë luftërave jugosllave u zgjua serish interesi turk në Ballkan. Në fillim krejt në mënyrë diskrete u ndihmuan boshnjakët dhe kosovarët gjatë luftës së tyre kundër serbëve dhe kroatëve. Një ndryshim kursi solli ardhja në pushtet e AKP-së në vitin 2002. Ajo solli një elitë tjetër religjioze në pushtet, e cila ka një optikë krejtësisht tjetër mbi Ballkanin për dallim nga paraardhësit e tyre kemalistë: Kjo nuk e sheh Ballkanin si një zone problemesh dhe periferike, por si një bërthamë të perandorisë së vjetër, nga e cila dolën vezirët dhe gjeneralët më të famshëm.

U formulua një politikë e re, e cila nëpërmjet «soft power» duhej të fitoj mbi myslimanët e shekullarizuar të Ballkanit. Instrumentet e tyre janë entet religjioze Diyanet, Agjenturat për Zhvillim dhe Politikë Kulturore dhe Institucione të Arsimit. Diyaneti lidhet në trashëgiminë e përbashkët osmane dhe luan një rol të madhe në refuzimin e ndikimit të Arabisë Saudite.

Eksporti i arsimimit kontribuon në modernizimin e shoqërive myslimane në Ballkan. Ndër shqiptarët dhe boshnjakët ka përkrahës dhe kundërshtar të ndikimit turk. Çka këta në thelb i dallon është qëndrimi i tyre ndaj islamit politik. Promotorin kryesor rreth rolit të Ankarasë në Ballkan e përbën dyshimi i shumë myslimanëve se BE do të jetë  e gatshme dikur për ti pranuar në rrethin e saj. Sot prezantohet Turqia si Führer-Demokraci iliberale. Gjersa ndikimi i BE-së përhumb në këto vende zhvillohen forma të njëjta pushteti si në Turqi, në Ballkanin perëndimor.

Please follow and like us: