Albspirit

Media/News/Publishing

Ish-kryeministri i Maqedonisë: Nëse dështon dhe Zaev, mandati për qeverinë t’i jepet Ali Ahmetit

Ish-kryeministri i Maqedonisë, Ljupço Georgievki, ka komentuar situatën politike në Maqedoni të krijuar pas pamundësisë së Gruevskit për të formuar qeverinë e re, pas zgjedhjeve të mbajtura në vend. Përmes një postimi në “Facebook”, Georgievki, nga partia OBRM Popullore, thotë se mandatin për formimin e Qeverisë duhet ta marrë LSDM-ja. Sipas tij çdo vendim tjetër do të ishte në kundërshtim me Kushtetutën.

“Ditëve të fundit përmendet vetëm shembulli kur presidenti Kiro Gligorov ia dorëzoi dy herë mandatin LSDM-së. Nuk e di pse heshtet edhe një rast tjetër më drastik të shkeljes së Kushtetutës në vitin 1990, kur Kiro Gligorov aspak nuk na dha neve mandatin si parti fituese. Ai kërkoi katër kandidatë për kryeministër dhe për dy muaj e bllokoi Maqedoninë, dhe në fund ia dha mandatin kandidatit të tij, Nikolla Klusev”, shkruan Georgievski.

Ai gjithashtu shkruan se nëse edhe LSDM-ja nuk arrin të formojë Qeverinë, atëherë edhe BDI duhet ta marrë mandatin.

Please follow and like us: