Komisioni për CEZ/ Shkëlzen Berisha refuzon të betohet, përplaset me Taulant Ballën
Shkëlzen Berisha, djali i ish-kryeministrit Berisha është paraqitur në komisionin hetimor të CEZ për të dëshmuar lidhur me privatizimin e kësaj ndërmarrje.
Por njësoj si Berisha, edhe djali i tij është përfshirë në debate me drejtuesin e komisionit, deputetin Taulant Balla.
Ai nuk ka pranuar të bëjë betimin përballë komisionit, duke i përsëritur Taulant Ballës se është dënuar për shpifje.
Taulant Balla ndërkohë i ka kujtuar disa herë se nuk mund të bëhet dëshmia, pa u betuar fillimisht. Pas disa minutash debat, në fund Balla e ka deklaruar të mbyllur mbledhjen e komisionit, duke i kërkuar Shkëlzen Berishës të largohet.
Please follow and like us: