Rezoluta e PE: Duhet të votojnë 2 milionë shqiptarë që janë jashtë
Komisioni i punëve të jashtme të Parlamentit Europian aprovoi me 52 vota pro, 6 kundër dhe 4 abstenim draft -rezolutën e raportuesit Knut Fleckenstein për Shqipërinë. Në këtë draft-rezolutë njihet roli deçiziv i zgjedhjeve të përgjitshme të qershorit në hapjen e negociatave tê anëtarësimit të Shqipêrisë në Bashkimin Europian. Vetë raportuesi Knut Fleckenstein është shprehur pas aprovimit tê draftrezolutës, se hapja e negociatave mund të ndodhë vetëm pas zgjedhjeve dhe sapo të zbatohet ligjit i Veting.
Në këtë kuadër ështê aprovuar amendamenti i veçantë i raportuesit në hije Ilhan Kyutchyuk, ku thuhet se e drejta e kushtetuese e 2 milion shqiptarëvë që jetojnë jashtë Shqipêrisë nuk po respektohet në këto zgjedhje dhe u bën thirrje autoriteteve që të mundësojnë votimin e shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit. Votimi i emigrantëve është një prej kërkesave të opozitës për reformën zgjedhore, të cilën mazhoranca nuk e ka pranuar.
Dy amendamente të tjera tê aprovuzara gjatë votimit bëjnë thirrje pêr dialog konstruktiv midis qeverisë dhe opzoitês, si thelbêsor për përparimin e vendit dhe reformave të integrimit.