Albspirit

Media/News/Publishing

TAKIM NE MISIONIN E PERHERSHEM TE SHQIPERISE NE OKB

 

EDITORI I DIELLIT U PRIT NGA SHEFJA E MISIONIT TË PËRHERSHËM TË SHQIPËRISË NË KOMBET E BASHKUARA, AMBASADORJA BESIANA KADARE

Të Martën me 31 Janar 2017, Editori i Diellit, Dalip Greca, u prit nga Shefja e Misionit të Përhershëm të Shqipërisë në Kombet e Bashkuara, ambasadorja Besiana Kadare. Editori i Diellit e informoi ambasadoren Kadare për ecurinë e Gazetës Dielli, e cila është gazeta më e vjetër e shqiptarëve në print . Dielli që ka dhe një publikim të përditshëm online, me 15 Shkurt 2017 feston ditëlindjen e 108. Dielli është jo vetëm gazetë e Vatrës dhe zëdhënsja e saj, por edhe regjistri më i vjetër i shqiptarëve të Amerikës, që ka regjsitruar historinë e mërgimtarëve shqiptarë dhe veprimtaritë e tyre në SHBA për më shumë se një shekull.
Në këtë kuadër ambasadorja Kadare e informoi editorin për veprimtaritë e Misionit dhe të Konsullatës shqipatre dhe kërkoi edhe ndihmën e Diellit për ta informuar komunitetin.
Më pas editori zhvilloi një bisedë me Konsullen Najada Alliu-Sojli. Konsullja e njohu editorin me veprimtarinë e zyrës konsullore në përbërje të Misionit, e cila tash i kryen shërbimet edhe online.( Shko në adresën: http//www.punetejashtme.gov.al/al/sherbime/sherbimet- konsullore-online ose mund te shkoni direct ne: ambasadat.gov.al dhe tek Misioni kliko tek :Sherbimikonsulor online), ndërkohë që një pjesë e qytetarëve shqiptarë që kanë aplikuar për Pasaporat shqiptare janë të lutur që të paraqiten në zyrën konsullore që t’i tërheqin ato.

Please follow and like us: