Albspirit

Media/News/Publishing

Tre kushtet e shqiptareve per pjesemarrje ne Qeverine e Maqedonise

Zhvillimet e diteve te fundit ne Maqedoni po terheqin gjithnje e me shume vemendjen e opinionit publik dhe politik te brendshem dhe nderkombetar. Kjo per faktin se nga nje pjese e konsiderueshme e faktoreve politike dhe diplomatike te lidhur ose te interesuar per Ballkanin Perendimor mendohet se destabiliteti i Maqedonise do te sillte nje krize gjeopolitike te te gjithe ketij nenrajoni.

Edhe keto dite, gjithnje e me shume po deshmohet se shqiptaret jane faktori kyc per stabilitetin politik te Maqedonise. Po provohet qartesisht se pa shqiptaret dhe aq me pak perkunder interesave te tyre nuk ka paqe, stabilitet, zhvillim demokratik dhe integrime Euro-Atlantike per Maqedonine.

Pavaresisht shtremberimeve, manipulimeve dhe dezinfirmimeve te bera kunder shqiptareve nga makineria e propogandes se semure nacionaliste-segregative e drejtuesve kryesore te Maqedonise prej me shume se nje cerek shekulli, nga Kirov Gligorovi e deri te Gruevski dhe Ivanovi e verteta mbi shqiptaret ne Maqedoni eshte ndryshe.

Komuniteti etnik shqiptar eshte mbi 30 perqind te numrit te pergjithshem te popullsise ne Maqedoni. Eshte komuniteti etnik homogjen thuajse i barabarte me ate Maqedon. Ne Maqedoni ekzistojne edhe pakica te tjera sic jane Bullgaret, Serbet, Greket, Romet, Turqit, Ashkalite, Torbeshet, Vllehet. Por keto pakica, qe ne teresine e tyre bejne nje pjese te konsiderueshme te popullsise multienike ne Maqedoni, duke mos qene etnikisht homogjene, sikunder jane shqiptaret etnik, nuk luajne rol qenesor per Maqedonine.

Politika zyrtare Maqedone prej kohesh ka zbatuar parimin “divida et impera” me pakicat. Edhe me komunitetin etnik shqiptar, nga politika zyrtare e Maqedonasve ka ndjekur kete parim. Por, pa medyshje mund te thuhet se parimi “divida et impera” me shqiptaret ka deshtuar.

Komuniteti etnik shqiptar e ka dominuar me homogjenitetin e tij cdo perpjekje te politikave zyrtare Maqedone per t’i percare dhe per t’i dobesuar. Pavaresisht sfidave me te cilat shqiptaret jane perballur edhe brenda tyre, serish ky komunitet i madh etnik vjen ne ditet tona si element ekzistencial shume i fuqishem per fatet e Shtetit te Maqedonise.

Sot shqiptaret ne Maqedoni jane etnikisht me homogjen, politikisht me unik, social-ekonomikisht me koheziv dhe gjeopolitikisht me Euro-Atlantik se cdo komunitet tjeter etnik ne Maqedoni.

Faktorizimin e shqiptareve tanime e kane kuptuar institucionet politike dhe shtetetore ne Maqedoni. VMRO-DPMNE dhe Gruevski humben peshen politike nga Shqiptaret. LSDM e Zaevit mund te ngrihet ne nivele qeverisese vetem nepermjet shqiptareve. Asnjera pale kryesore Maqedone nuk mund te qeverise vendin pa shqiptaret.

Realiteti i sotem shqiptar ne Maqedoni po provon sesa te drejta jane parimet e Marreveshjes Kuader te Ohrit, te cilat i njohin shqiptaret si element konstituiv shtet-formues. Vetem VMRO-DPMNE dhe instrumentat e saj politik dhe shtetetor u perpiqen te vonojne dhe te shtremberojne parimet e Marreveshjes Kuader te Ohrit.

Duke shkelur kete Marreveshje, VMRO-DPMNE, Gruevski dhe Ivanovi tentuan te menjanojne faktorin shqiptar ne rendesine e vet konstituive e shtet-formuese. Me kete tentative VMRO-DPMNE, Gruevski dhe Ivanovi demtuan rende themelet politike, institucionale dhe nderetnike te te gjithe shtetit dhe shoqerise ne Maqedoni.

Cdo hap i VMRO-DPMNE me Gruevskin dhe Ivanovin kunder shqiptareve u provua se eshte ne thelb kunder ekzistences se vete Shtetit te Maqedonise. Ne krizen e fundit u vertetua katerciperisht se pa Shqiptare nuk ka dhe nuk mund te kete Maqedoni.

Keto dite deshtoi mandatimi i VMRO-DPMNE me Gruevskin ne krye per te formuar qeverine e re te pas zgjedhjeve te fundit. Sipas kushtetutes se vendit pritet qe Presidenti Ivaniv t’ia kaloje mandatin partise se dyte, LSDM te Zaevit.

Sikunder VMRO-DPMNE edhe LSDM do u drejtohet partive shqiptare per koalicion, sepse pa ato nuk mund te formoje qeverine. Nga partite shqiptare BDI eshte forca e trete ne Maqedoni dhe e para nder partite shqiptare. Oferta e pare e LSDM dhe Zaevit do i drejtohet BDI. Nese BDI do refuzoje mbeshtetjn e LSDM athere Zaevi do beje oferten e tij per partite e tjera shqiptare, BESA, PDSh dhe Aleanca per Shqiptaret.

Sido qe te ndertohet formati i pjesemarrjes se shqiptareve ne qeverine e kryesuar nga Zaevi me rendes jane tre kushte, te cilat lypet te jene te panegociueshme gjate bisedimeve me LSDM dhe Zaevin.

Se pari, shqiptaret duhet te perfshijne ne programin e qeverise se re te Maqedonise platformen politike konsesuale mbareshqiptare. Kjo platforme eshte bazuar teresisht ne parimet e Marreveshjes Kuader te Ohrit, duke perfshire ngritjen e gjuhes shqipe ne nivel shteteror. Platforma ne fjale kerkon zbatimin korrekt te Marreveshjes se Ohrit, menjanimin e shtremberimeve te bera nga Qeveria e Gruevskit si dhe zvarrisjet e qellimshme te saj.

Se dyti, shqiptaret duhet te rrisin numrin e perfaqesimit ne Qeverine e re, me jo me pak se 30 perqind te saj. Kjo perqindje te marre ne konsiderate ato dikastere qe kane peshen kryesore per te udhehequr zbatimin e reformave qe nevojiten per realizimin e pikave te platformes politike konsesuale mbareshqiptare.

Se treti, shqiptaret duhet te ngrejne nivelin e perfaqesimit te tyre edhe ne institucione jashte pushtetit ekzekutiv. Ata duhet te kryesojne legjislativin, permes Kryetarit te ri, sikunder duhet te synojne drejtimin edhe te strukturave te larta te drejtesise, te sigurise, sherbimeve inteligjente dhe agjensive te rendesishme kombetare.

Per te arritur keto objektiva ne negociatat me LSDM dhe Zaevin partite shqiptare lypet te pergatiten me ekipe te larta negociuese. Gjithe lideret shqiptare nevojitet te mbajne ne konsiderate se LSDM dhe Zaevi perfaqesojne kryesisht interesat e komunitetit Maqedonas, ndonese me nje filozofi politike me bashkepunuese, me qytetare dhe me pragmatike.

Please follow and like us: