Albspirit

Media/News/Publishing

Twitter premton luftë abuzimit në rrjetin social

“Jemi duke ndërmarrë një qasje plotësisht të re ndaj abuzimit në Twitter,” tha shefi ekzekutiv i kompanisë Jack Dorsey ndërsa i referohej një cicërime të Ed Ho, zëvendës presidentit të inxhinierisë.

Ky i fundit u shpreh me fjalët: “Këtë javë do të marrim masat e duhura për të bllokuar qasjen e abuzuesve dhe krijimin e llogarive të reja prej tyre.”

Vazhdimisht Twitter është përballur me kërkesa të larta për eleminimin e abuzimeve në platformën e saj, madje të shumë janë përdoruesit që kanë braktisur rrjetin social nga këto shkaqe.

Gjatë Dhjetorit Dorsey pyeti ndjekësit e tij në Twitter se çfarë dëshironin të përmirësonin në Twitter në 2017, dhe përgjigjet e përdoruesve silleshin rreth katër kategorive ku një prej tyre ishte abuzimi. Të tjerat kishin në bënin me temat dhe bisedat dhe lehtësinë e gjetjes së tyre.

Ho premtoi në Twitter se kërkesa e përdoruesve do të viheshin në jetë për çështje orësh dhe ditësh e jo më me javë dhe muaj të tërë.

Në qëndrimin zyrtar Twitter tha se masat e reja dhe ndryshimet e produktit do të vinë në ditët në vijim.

Please follow and like us: