Albspirit

Media/News/Publishing

Ultiamtumi i Stalinit për Titon: Tërhiqeni ushtrinë nga Shqipëria

Shqipëria ishte një shtet satelit i jugosllavëve gjatë 1944-1948, deri në kohën e prishjes së marrëdhënieve mes Bashkimit Sovjetik dhe Jugosllavisë. Në atë kohë komunistët jugosllavë ndjeheshin të lirë nga Stalini për të gllabëruar Shqipërinë. “A nuk janë shqiptarët pak sllavë? – kishte pyetur njëherë Stalini, për të kërkuar sa më parë të qe e mundur bashkimin mes dy republikave.

Në 1939 Musolini rrëzoi nga froni Mbretin Zog dhe vendi u pushtua nga Italia duke e cilësuar detin Adriatik si të vetin- “Mare nostro”. Kjo nxiti më tepër jugosllavët për të krijuar lëvizjen e rezistencës kundër pushtuesve. Shefi i tyre u shpall mësuesi francez dhe zotëruesi i shumë tokave Enver Hoxha, por që deri në ato momente ishte i panjohur.

Sipas pasqyrës jugosllave Hoxha krijoi në 1943 “Lëvizjen Nacional Çlirimtare,” që në 1944 çliroi Tiranën. Ashtu si edhe në Jugosllavi, edhe në Shqipëri kishte kolaboracionistë, të cilët vetë regjimi fashist gjerman kishte krijuar një division “Skenderbeg” me shqiptarë të rekrutuar.

Por kolonizimi i Shqipërisë nga Jugosllavia ishte paraprogramuar. Lënda serbo-kroate ishte e detyrueshme në shkollat shqiptare. 1500 shqiptarë kishin studiuar në gjimnazet dhe shkollat e larta jugosllave. Mbi njëzet traktate ekonomike ishin nënshkruar mes dy vendeve.

Me Shqipërinë Jugosllavia kishte krijuar organizatën famëkeqe “Njësitë e përbashkëta ekonomike”, që nuk ishte imponuar as nga Rusia.

Për këtë Beogradi financonte gjysmat e shpenzimeve qeveritare të Shqipërisë, ndërsa Shqipëria duhet të transportojë pasuritë natyrore në Beograd për t’u përpunuar atje, thoshte Enver Hoxha. Partia komuniste jugosllave ishte përfaqësuesja e partisë komuniste shqiptare në Konferencat Ndërkombëtare – gjithashtu kjo ndodhi edhe në 1947, gjatë krijimit të “Kominform”, Aleancës së partive komuniste europiane.

Kushtetuta shqiptare ishte një kopje e Kushtetutës jugosllavë. Thuajse ngjashëm si në Beograd edhe Tirana organizonte zgjedhje me fitimin e mbi 90 përqind të votave.

“Më kërkesë të Shqipërisë,” jugosllavia në fillim të 1948 do dërgonte aeroplanë luftarakë dhe trupa tokësore në Shqipëri. Megjithatë kjo u mor vesht nga Stalini, i cili, ishte informuar nga shefi i partisë Enver Hoxha. Për ndërhyrje ushtarake ai në bllok ndjehej i vetëm. Stalini i dha ultimatum Beogradit, për t’u tërhequr nga Shqipëria dhe ftoi klikën komuniste jugosllave në Kremlin. Ata shkuan në janar 1948.

“Çfarë do thoni për rastin e Shqipërisë? Ju nuk na keni konsultuar për marshimin e armatës suaj në Shqipëri! Ju nuk na konsultoni fare! Ky nuk është gabim që u ka ndodhur juve, por është politika juaj – po, politika juaj!,” u tha Stalini jugosllavëve.

Një muaj më vonë, shkurt 1948, partia komuniste sovjetike KPdSU do sulmonte publikisht partinë komuniste jugosllave dhe do fillonte bllokada ekonomike. Brenda natës Jugosllavia nuk mori më naftë nga Rusia.

Këtu do vinte edhe prishja e marrëdhënieve mes Hoxhës dhe Titos. “Antimarksist, nacionalist, agjent i imperializmit, një kalë troje në kalanë e socializmit,” ishin disa nga emërtimet që zgjodhi Hoxha për Titon.

Më pas me bekimin e Stalinit në Shqipëri do stacionoheshin rreth 100 oficerë bullgarë, duke treguar edhe njëherë se shqiptarët shikoheshin nga Stalini si miq të rangut të dytë.

Shenim: Për përpilimin e këtij shkrimi është shfrytëzuar artikulli i Der Spiegel “Genosse, wir wollten euch erledigen” – botuar në 14.01.1985./BS/

Please follow and like us: