Albspirit

Media/News/Publishing

Urdhri i Trump detyron kompanitë ajrore të lindjes së mesme të ndryshojnë personel

Kompania e fluturimeve ajrore, Emirates Airlines ka thënë për gazetën britanike Telegraph, se urdhri i Presidentit Trump për ndalimin e hyrjes së emigrantëve kryesisht mysliman i ka detyruar ata që të bëjnë ndryshime në personelin e ekuipazhit.
Emirates ka thënë se ata janë ndryshuar punonjësit në mënyrë që në fluturimet që aterojnë në SHBA të mos jenë anëtarë të ekuipazhit me origjinë nga një prej shtatë shteteve të prekura nga urdhri i Trump.
Një zëdhënës i kompanisë ka konfirmuar se urdhri i ri ka shkaktuar probleme të mëdha në industrinë e aviacionit.
Të gjithë pilotët dhe shoqëruesit e fluturimit të cilët janë shtetas jo amerikanë kanë nevojë për viza që të kalojë përmes emigracionit të SHBA, por çdo anëtar i personelit që ka pasaportë të lëshuar nga një prej shtatë shteteve të prekura, Iran, Irak, Libi, Somal, Sudan, Siri dhe Jemen- nuk mund të hyjnë në SHBA pavarësisht faktit nëse kanë apo jo vizë.

Please follow and like us: