Albspirit

Media/News/Publishing

VMRO-DPMNE, Gruevski nuk e njeh ambasadën amerikane: Nuk përfaqëson administratën e Trump

 

Partia VMRO- DPMNE ka deklaruar këtë të mërkurë përmes një komunikate për shtyp,  se qëndrimi i Ambasadës Amerikane në Maqedoni, sa i përket vazhdimit të bisedimeve për formimin e koalicionit qeverisës, pas zgjedhjeve të 11 dhjetorit, nuk është i njëjtë me atë të administratës së Donald Trump, dhënë më herët.

Ambasada amerikane u bëri thirrje palëve që të vazhdojnë bisedimet, edhe pasi partia e Nikolla Gruevskit, VMRO-DPMNE, bëri thirrje për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme, pas rezultatit jo bindës më 11 dhjetor.

VMRO-DPMNE ka pyetur ambasadën për të sqaruar edhe njëherë nëse thirrja për të vazhduar bisedimet  është qëndrimi zyrtar i administratës amerikane dhe nëse SHBA-ja ka sugjeruar që parlamenti i tanishëm  të përpiqet për të arritur në krijimin e një koalicioni.

Pas kësaj deklarate, Ambasada Amerikane është përgjigjur duke thënë se nuk do të bëj komente shtesë për këtë çështje.

Kjo sipas VMRO-DPMNE, tregon qartazi se deklarata fillestare e bërë të martën nga Ambasada, nuk është qëndrimi zyrtar i Trump.

Ambasada amerikane anon nga Soros dhe jo presidenti i tyre i ri

“VMRO-DPMNE, i është mirënjohëse Ambasadës për reagimin e saj. Është e shkurtër, por i tregon të gjitha. Në të, nuk ka asnjë konfirmim se administrata e re në Washington kërkon që Maqedonia të mos mbajë zgjedhje të parakohshme dhe se ne duhet të përpiqemi për të formuar qeverinë me parlamentin aktual,” thuhej në deklaratën e dhënë këtë të mërkurë nga VMRO-DPMNE

Bisedimet për koalicionin kanë ngecur pasi Bashkimi Demokratik për Integrim nuk ishte në gjendje për të arritur në një vendim përfundimtar partiak  të brendshëm, për atë që duhet bërë pas zgjedhjeve jo përfundimtare.

VMRO-DPMNE dhe BDI kanë votat e mjaftueshme në parlament për të aprovuar qeverinë e ardhshme, por BDI thotë se është e ndarë mes 5 opsioneve, të cilat përfshijnë edhe thirrjen për zgjedhje të tjera.

Please follow and like us: