Albspirit

Media/News/Publishing

Zbulohet data e nisjes së protestave të opozitës për zgjedhjet

Në një mbledhje me kryesinë e PD dhe kryetarët e degëve, Lulzim Basha diskutoi për reagimin e opozitës, për rrezikun e grabitjes së zgjedhjeve, përmes atij që e ka quajtur “një rrjet të strukturuar kriminal”.
Mësohet se protestat do të nisin nga e diela e 18 shkurtit, ditë në të cilën opozita do të jetë në rrugë për të kërkuar zgjedhje të ndershme.
Në një konferencë për mediat, Lulzim Basha ftoi demokratët dhe partitë e tjera opozitare, t’i bashkohen reagimit në rrugë me qëllim parandalimin e vjedhjes së zgjedhjeve.
“I prijmë çdo reagimi qytetar. Ftoj partitë e çdo krahu politik, intelektualët të bashkohemi për të çliruar me çdo kusht shansin më të madh që demokracia u jep qytetarëve votën e lirë. Kjo është beteja dhe PD do të jetë në ballë të saj”, deklaroi Basha.

Please follow and like us: