Albspirit

Media/News/Publishing

Donald Lu: Politika, krimi dhe bandat do vjedhin zgjedhjet

 

Ambasadori i SHBA-së në Tiranë Donald Lu ka paralajmëruar sot se zgjedhjet e ardhshme do të vidhen. Deklarata ai i bëri në një konference të Tiranë për “Pjesëmarrjen qytetare me shoqërinë civile”.

“Këta politikanë do t’i vjedhin zgjedhjet sërish”, u shpreh Donald Lu duke konfirmuar edhe shqetësimin e shprehur prej kohësh nga opozita se qeveria dhe mazhoranca po përgatiten që të vjedhin zgjedhjet, me anë të blerjes së votës dhe përdorimit të policisë, sipas akuzave të fundit të ardhura nga LSI.

“Nëse ne, shoqëria civile, partnerët ndërkombëtarë dhe media nuk jemi syshqiponja, politikanë, gjykatës dhe prokurorë të korruptuar dhe krerë të krimit do të përpiqen të vjedhin zgjedhjet, reformën në drejtësi dhe gjithçka e tjetër në ekonominë e vendit”, u shpreh Donald Lu.

Por Lu nuk e ka lënë pas dore as Reformën në Drejtësi dhe ka hedhur akuza të forta ndaj kryeprokurorit Adriatik Llalla.

Lu tha se ambasada është duke e ndjekur me vëmendje procesin e zgjedhjes së anëtarëve në institucionet e reja të Drejtësisë duke vërejtur se “në hedhjen e shortit për KED, prokurori dhunoi Kushtetutën. Ai zgjodhi vetë 3 pozicionet. KED-s duhet t’i nënshtrohet menjëherë Vetingut, pasi disa anëtarë të sapozgjedhur dhanë menjëherë dorëheqjet”.

“Javën tjetër do të vijnë gjyqtarë nga SHBA dhe BE-ja për të monitoruar procesin”, – nënvizoi Ambasadori. – Monitoruesit nuk do të lejojnë korrupsion dhe paaftësi. Njerëz të fuqishëm po vjedhin demokracinë në Shqipëri”.

Please follow and like us: