Alegoritë e Kadaresë për jetën dhe vdekjen nën regjimin e Enver Hoxhës
Ian Thomson
Gjaku, thonë, është i shpejtë kur përdoret thika, në Shqipëri, ku vrasjet e hakmarrjes të stilit ballkanik, të njohura si gjakmarrje, shpesh ndodhin për probleme tokash. Motori i madh i hakmarrjes – ideja e vjetër e pastrimit me gjak – u eksplorua nga novelisti shqiptar Ismail Kadare në novelën e tij të parë, Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur. E publikuar në Shqipërinë komuniste të vitit 1963, novela sjellë një oficer ushtarak italian i cili kthehet në Ballkan pas Luftës së Parë Botërore, për t’i varrosur shokët e tij të rënë në fushëbetejë. Mbetet ende një alegori fantastik e jetës dhe vdekjes nën regjimin totalitar.
Kadare, 80 vjeçar, shkroi librat e tij më të arrirë nën regjimin komunist të Enver Hoxhës, një VIP i lindur mysliman i cili gjatë katër dekadave në fron, bëri shfaqje të shfuqizimit të gjakmarrjeve, vrasjeve për hakmarrje dhe shprehive tjera fisnore “të prapambetura”. Megjithatë, politika e tij në Byro ishte e motivuar më pak nga marksizëm-leninizmi sesa nga kulti shqiptar gjak – për – gjak, që nënkupton se familja hakmerret për vdekjen, me një vdekje, vrasje. Vrasjet hakmarrëse politike dhe spastrimet politike ishin të shpeshta nën dinakun Hoxha.
Edhe pse vetë Kadare nuk u bë asnjëherë pjesë e asnjë partie politike, ishte i miqësuar me gruan e Enver Hoxhës, Nexhmije Hoxhën, Zonjën Makbeth të Ballkanit. Si Ministre e Propagandës në të 60-tat e hershme, Nexhmije Hoxha ishte prapa Policisë Sekrete – Sigurimit shqiptar. Sigurimi dikur ishte, kuptohet, armik i fjalës së lirë, por Kadare arriti megjithatë të shkruante kritika delikate mbi shtypjet e Sigurimit dhe zhdukjeve të tyre kurthe. Ai u vendos e akomodua nga regjimi Hoxha derisa shkaktoi pakënaqësitë e Sigurimit në vitin 1990, ku dezertoi në Paris, atje ku jeton edhe sot.
“Niche Tradhtar” është shkruar në kryeqytetin shqiptar në mes të viteve 1974-1976, dhe është pjesë e trilogjisë së Kadaresë, veprave politike që kanë për bazë ngjarjet e shekullit 19-të. Viti është 1882 ndërsa pashadomi ballkanik i Shqipërisë po lëngon i palumtur në buzë të Perandorisë Osmane. Ali Pashë Tepelena, drejtuesi rebel i shqiptarëve, kundërshton përqendrimin e qeverisjes në Kostandinopojën e largët. Parulla e tij e re është liria, ndërsa mirëpret luftëtarët nga jashtë.
13 vite më herët, në vitin 1809, Ali Pasha ka ndihmuar Lord Bajronin me strehim, me ëmbëlsira dhe me sherbet të sheqertë. Bajroni, si falënderim, e apostrofoi Shqipërinë në “Pilgrimazhi i Çajld Haroldit”, si vend i bukur i minareve, shkurreve.
Kur nuk i piqte armiqtë e tij për së gjalli, Ali Pasha sfidon Sulltan Mahmudin II dhe e cliron Shqipërinë. Më pas shteti është nën zgjedhën osmane për 400 vite. Mjaft është mjaft. Për të gjithë bonapartizmin e tij narcizoid, Ali Pasha qartë dëshiron të jetë prototip i Enve Hoxhës. “Nuk ke bërë asgjë…”, i thotë një i burgosur politik – “…Ende je një pasha”. Jo për shumë kohë, koka e Ali Pashës dërgohet në Kostandinopojë për një paraqitje publike në atë që quhet “traitors niche” në sheshin kryesor të qytetit. Pa kokë në Turqi, pasha renegat do të shërbejë si shembull. Në përkthimin e John Hodgson, “The Traitors Niche” ( Kamarja e Turpit ), libri është thithur nga fillimi deri në fund. Estrada alegorike e Kadaresë rrallë ka qenë kaq e mprehtë. /The Spectator/