Albspirit

Media/News/Publishing

Facebook mbush 13 vjeç më 4 shkurt

Facebook rikthehet në festimet e “Friends Day”, ditës së miqve. Festa fillon për 4 shkurtin, ditëlindjen e rrjetit social që këtë vit fik plot 13 qirinj.

Për këtë rast 1.86 miliardë përdorues të Facebook janë duke parë videot e tyre të personalizuara për t’u shpërndarë në platformë. Në këtë filmim pamjet e profilit të miqve dhe fotove të bëra bashkë shfaqen në formën e një njeriu që kërcen.

Mes të rejave të #friendsday janë dhe pamjet e animuara ad hoc. “Për të filluar një bisedë me miqtë në mënyrë të thjeshtë dhe zbavitëse, Messenger do të prezantojë Gif me temën e Friend Day”, bën të ditur rrjeti social.

Facebook, që tashmë bëhet një adoleshent, u lançua më 4 shkurt të 2004 nga Mark Zuckerberg dhe shokët e tij të universitetit, Eduard Saverin, Dustin Moskovitz dhe Chris Hughes. U nis si një rrjet për studentët e Harvardit, por shumë shpejt u mor dhe nga shkollat e tjera të zonës për të arritur një shpërndarje botërore.

Please follow and like us: