Albspirit

Media/News/Publishing

‘Le Figaro’ shkruan për sukseset e Linda Halimit

Këngëtarja Linda Halimi këtë vit do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision me këngën ‘Botë’.

Për gjatë 10 viteve artistja e re është bërë e famshme duke qenë pjesë e disa garave, përfshirë edhe American Idol në SHBA, është fjalia hyrëse e shkrimit që gazeta franceze Le Figaro ia ka kushtuar Linda Halimit, duke treguar pastaj për pjesëmarrjen e këngëtares në gara të ndryshme, dhe këngën “Botë”.

Në fund të vitit të kaluar Linda Halimi ka fituar çmimin në edicionin e 55-të Festivalin Ndërkombëtarë të Këngës të organizuar nga kanali publik RTSH. Këngëtarja e cila së shpejti do të mbushë 28 vjet ka fituar më këngën e saj “Botë” duke marrë kështu votat e publikut mirëpo edhe të jurisë profesionale.

“Kënga ime është për gjitha gjërat që po ndodhin në botë. Kjo këngë është për të gjithë ata që janë ndjerë së paku një herë se nuk i përkasin këtij vendi, për shkak të etnitetit, gjinisë apo sepse janë ndjerë të vegjël në një fazë të jetës së tyre, janë gjykuar për vendimet e tyre, të pafat, apo janë ndjerë të ngulfatur”, janë fjalët e këngëtares që janë cituar.

Në vitin 2007, Linda Halimi ka qenë në mesin e 10 talenteve më të mirë në spektaklin e talenteve ‘Ethet e së Premtes’ duke krijuar grupin Ngroba për dy vite. Kurse në vitin 2009, ajo ka fituar në festivalin Top Fest dhe ka lansuar disa këngë para se të zhvendoset në Shtetet e Bashkuara. Pastaj në 2016-të ajo mori pjesë në American Idol duke përfunduar në top 25, shkruan KultPlus.

Shqipëria merr pjesë në Eurovizion që nga viti 2004 kurse rezultatet më të mira i ka arritur në vitin 2012 me një këngë në gjuhën e vendasve ‘Suus’, kënduar nga Rona Nishliu. Kurse vitin e kaluar në Stockholm, Endea Tarifa me këngën ‘Fairytale’ ka dalë e gjashta në gjysmëfinale duke mos u kualifikuar për finale, ka shkruar Le Figaro për historinë e Shqipërisë në Eurovizion.

Please follow and like us: