Albspirit

Media/News/Publishing

Piktori francez Leon Gerome realizoi kryeveprën ‘Shqiptarët duke luajtur shah’

 

Në shkurt të vitit 1859, në udhëtimin nëpër vendet e lindjes, piktori francez Leon Gerom, një nga mjeshtrit më të mëdhenj të shekullit XIX, vizatoi edhe Shqipërinë. Gjatë udhëtimit të tij në vendin tonë, realizoi disa tablo. Një prej tyre është kompozimi “Shqiptarët duke luajtur shah”, e punuar në vaj (2 shkurt 1859). Ajo njihet si një nga punimet e tij më të mira, e më të arrira me temë nga lindja. Vepra të lë të kuptosh se piktori e ka njohur mirë botën shqiptare të atyre viteve dhe historinë e Shqipërisë. Veprat me temë shqiptare të këtij piktori të madh, ruhen në galeritë e Nju Jorkut. Jean-Léon Gérome, lindi në Vesulë (Vesoul) dhe studioi në Paris. Në vitin 1856 ai udhëtoi për në Egjipt me mikun e tij, skulptorin Ogyst Bartoldi (Auguste Bartholdi, 1834-1904) – i cili më vonë u bë me famë si projektuesi i Statujës së Lirisë në New York – dhe u mahnit nga ngjyrat dhe aromat e Lindjes. Ky udhëtim qe vendimtar për suksesin e mëvonshëm të tij si piktor orientalist. Në veprat e tij. zinin një vend të rëndësishëm në artin e tij. Në shekullin e XIX, Egjipti ishte pjesë e Perandorisë Osmane nën sundimin e dinastisë shqiptare të themeluar nga Mehmet Ali Pasha (1769-1849). Për këtë arsye, shumë shqiptarë, ndër të cilët shumë anëtarë të trupave të jeniçerëve, ishin vendosur në brigjet e Nilit. Gerome ishte i magjepsur nga ecja e tyre krenare, nga shkëlqimi i armëve dhe nga veshjet e mahnitshme, sidomos nga fustanellat e bardha që mbanin. Deri në fund të jetës vazhdoi të pikturonte figura shqiptare.

Please follow and like us: