Albspirit

Media/News/Publishing

Presidenti francez sulmon sërish Trump: Presionet e tij ndaj Evropës të papranueshme

 

Presidenti francez, François Hollande i cilësoi si të papranueshme presionet e presidentit amerikan,  ndaj Bashkimit Evropian, duke sumuar serish Trump. “Nuk mund të pranohet që të ketë, nëpërmjet një sërë deklaratash të presidentit të SHBA-së, një presion mbi atë që duhet të jetë Evropa dhe mbi atë që nuk duhet të jetë”, deklaroi presidenti francez pas mbërritjes në samitin evropian në Maltë. Presidenti francez paralajmëroi gjithashtu të gjithë ata që tundohen në Evropë, veçanërisht atë qendrore, nga marrëdhëniet kryesisht dypalëshe me presidentin amerikan. “Nuk ka të ardhme me Trump”, theksoi ai duke nënvizuar se ajo që luhet është fati i vetë Bashkimit Evropian. “Shumë vende duhet të mendojnë se e ardhmja e tyre është tashmë në Bashkimin Evropian sesa të imagjinojnë se cilat do të jenë marrëdhëniet dypalëshe me SHBA-në, edhe pse është normale që secili të flasë me presidentin amerikan”, nënvizoi ai. “Kush e di se çfarë kërkon vërtet presidenti i SHBA-së, veçanërisht në raport me Aleancën Atlantike”, theksoi François Hollande. Kancelarja gjermane, Angela Merkel u ka kërkuar gjithashtu evropianëve të japi prova të bashkimit përballë presidenti amerikan. “E kam thënë tashmë se Evropa e ka fatin e saj në duar dhe besoj se sa më shumë themi hapur se si do ta përcaktojmë rolin tonë në botë aq më mirë do t’i menaxhojmë marrëdhëniet tona translatlantike”, deklaroi Merkel pas mbërritjes në samitin e Maltë.

Please follow and like us: