Albspirit

Media/News/Publishing

Revokimi vizës amerikane, kreu i Kushtueses i kërkon sqarime ambasadorit Donald Lu

Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja përmes një letre drejtuar ambasadës amerikane në Tiranë kërkon të sqarohet lidhur me vendimin e ambasadës për ti revokuar vizën gjyqtarit të Kushtetueses, Besnik Imeraj.
Kjo letër që mban datën 1 Shkurt 2017 i është dërguar për dijeni edhe krerëve të institucioneve, si Presidenti, kreu i Parlamentit, ministri i Jashtëm.
Në letër thuhet se gjyqtari Imeraj ka qenë mbajtës i një vize amerikane me afat deri në 2018 dhe për arsye të panjohura i është pezulluar më datë 26 Janar.
“Brenda kuadrit ligjor na informoni për arsyet e heqjes së vizës”, shkruan Bashkim Dedja.
Please follow and like us: