Rita Ora në premierën e filmit “Fifty Shades Darker”
Mbrëmë është dhënë premiera e filmit “Fifty Shades Darker” në një prej kinemave të Los Angelesit të SHBA-së. Përveç dy protagonistëve, Jamie Dornan dhe Dakota Johnson në tapetin e kuq ka tërhequr vëmendjen edhe këngëtarja Rita Ora.
Kjo e fundit kishte zgjedhur të vishte një fustan të gjatë me një prerje të shkurtën përpara duke zbuluar këmbët, transmeton Telegrafi.
Theksojmë se kolona zanore e këtij filmi të shumëpritur ka autorësinë e këngëtares sonë.
Kujtojmë se 26-vjeçarja luan rolin e Mia Grey, motrës së adoptuar e miliarderit Christian Grey.
Please follow and like us: