Albspirit

Media/News/Publishing

Rrëzohet kërkesa e republikanëve, DAP: Nuk heqim ambasadorin tonë Shkup

Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Mark Toner, ia dha përgjigjjen letrës së gjashtë kongresmenëve republikanë që kërkonin shkarkimin e ambasadorit të SHBA-së në Shkup nën pretendimin se ka bashkëpunuar me Fondacionin e George Sorosit.

Politika e Shteteve të Bashkuara në Maqedoni, sqaroi Toner, është të mbështesë integrimin euro-atlantik të vendit dhe reformat e nevojshme për përmbushjen e këtij qëllimi.

“Departamenti i Shtetit ka besim të plotë tek ambasada dhe ambasadori ynë në Maqedoni. Si mike e Maqedonisë, SHBA i nxit me forcë të gjitha palët që të respektojnë shtetin ligjor, proceset demokratike dhe angazhimet ndërkombëtare të Maqedonisë. Ne duam të shohim një Maqedoni të fortë në rrugën e saj drejt anëtarësimit në familjen euro-atlantike””, thuhet në deklaratën e Mark Toner.

Please follow and like us: