Schwarzenegger -Trumpt: Pse nuk ndërrojmë vendet e punës?
Edhe presidenti Donald Trump ka disa gjëra për të cilat interesohet më tepër, një prej tyre është padyshim shikueshmëria e programeve televizive. Trump këtë të martë tregoi se nuk i kursen kritikat për spektaklet e dështuara, as kur bëhet fjalë për “Celebrity Apprentice” që e ka krijuar vetë. Në kohën kur Donald u zyrtarizua Presidenti i SHBA, atij ju desh të hiqte dorë nga drejtimi i këtij spektakli, për ti lënë vendin Arnold Schwarzenegger. Ky i fundit gjatë fushatës elektorale është shfaqur skeptik ndaj kandidaturës së Trump dhe shpesh herë e ka kritikuar. Sikur të mos mjaftonte kjo, për yllin e Hollywood gjerat nuk shkuan sipas planit dhe shikueshmëria e spektaklit ka rënë ndjeshëm.
Wow, the ratings are in and Arnold Schwarzenegger got “swamped” (or destroyed) by comparison to the ratings machine, DJT. So much for….
being a movie star-and that was season 1 compared to season 14. Now compare him to my season 1. But who cares, he supported Kasich & Hillary
“Patëm një sukses të madh tek Apprentice. Por kur unë kandidova për President më duhej të largohesha prej andej. Ata morën një aktor të madh, Arnold Schwarzenegger, që zuri vendin tim. Më pas, të gjithë e dimë se si shkuan gjërat. Shikueshmëria jonë ra në pikiatë. Ishte një katastrofë totale. Ndaj dua që sot të lutemi për Arnoldin!”, tha Presidenti lidhur me paraqitjen e Schwarzenegger.
Kjo deklaratë ka marrë reagimin e ish-guvernatorit të Kalifornisë. Ai ka postuar në Twitter një koment të shkurtër, jo pa thumbim.
The National Prayer Breakfast?
“Hej, Donald, kam një ide madhështore. Përse nuk ndryshojmë vendet e punës? Ti merru sërish me televizionin si ekspert shikueshmërie dhe unë marr detyrën tënde dhe kështu edhe njerëzit mund të flenë të qetë sërish”, thotë ai.