Albspirit

Media/News/Publishing

Stoltenberg: Kosova vendos për ushtrinë, jo NATO

Në konferencën për media, pjesë e së cilës është Sekratari i NATO-s, Jens Stoltenberg, dhe kryeministri Isa Mustafa, është folur për gjendjen e Kosovës për të cilën sekretari tha se KFOR-i do të vazhdojë të qëndrojë në Kosovë

Sekretari i NATO-s, Jens Stoltenberg, është shprehur se stabiliteti në rajon është i rëndësishëm edhe për Europën, duke shtuar se KFOR-i është një aktor i rëndësishëm i rajonit.

Sekretari foli edhe për FSK-në, për të cilën tha se NATO-ja nuk vendos për këtë strukturë, por vendos vetë Kosova.

“NATO është e përkushtuar ndaj ruajtjes së stabilitetit në Kosovë. Ne nuk vendosim për këtë strukturë, vendosë vetë Kosova”, ka thënë shefi i NATO-s.

“Stabiliteti i Ballkanit është me rëndësi kritike për NATO-n. Siguria në këtë rajon është i rëndësishme për stabilitetin. KFOR-i është misioni më i gjatë. Jemi të interesuar të forcojmë kapacitetet vendore dhe po ashtu do të mbështesim FSK-në në kuadër të misionit aktual”, është shprehur ai.

Please follow and like us: