Albspirit

Media/News/Publishing

AKADEMIK PROF.DR.SKENDËR KODRA, TELEGRAM NGUSHËLLIMI PAS NDARJES NGA JETA TË DRITËRO AGOLLIT

Akademik Prof.Dr.Skendër Kodra
 
 

Kryetari i Akademisë së Shkencave dhe Arteve Shqiptaro-Amerikane , Akademik Prof.Dr.Skendër Koda, me Stafin e Akademisë, ka ngushëlluar sot Familjen e shkrimtarit tonë  të mirënjohur Dritëro Agolli, pas ndarjes nga jeta .

Në telegram, Akademik Prof.Dr. Skendër Kodra ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta në emër të Akademië dhe Akademikëve Shqiptaro-Amerikan për Familjen Agolli.

Në telegramin e Kryetarit  të Akademisë  së Shkencave Shqiptaro-Amerikane   thuhet:

E nderuara Familje Agolli,

Ne emër të Akademisë së Shkencave dhe Artëve Shqiptaro-Amerikane dhe në emrin tim personal, Ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta për ndarjen nga jeta të ikonës së letërsisë shqipe, Dritëro Agolli.

Me krijimtarinë e tij letrare dhe poezitë e mrekullueshme, Dritëro Agolli, ka lënë gjurmë të pashlyeshme në letërsinë tone shqipetare.

Të gjithë Akademikët Shqiptaro-Amerikan bashkëndjejnë me Ju dhimbjen e madhe në këto momente të vështira.

Ngushëllime!

Akademik Profesor Dr.Skënder Kodra,

Kryetar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve Shqiptaro-Amerikane

New York,03.02.2017

Please follow and like us: