Albspirit

Media/News/Publishing

Artan Hoxha shpërthen ndaj gjyqtarëve/ Ulni kokën si të menderosur, te dera po u troket ai qe s’ja u pret mendja

Gazetari Artan Hoxha ka reaguar ashpër ndaj Shoqatës së Gjyqtarëve në Shqipëri, të cilët u shprehën se nuk do të lejojnë ti nëpërkëmbet dinjiteti pas anulimit të vizave të disa prej tyre nga SHBA.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Hoxha thekson se për 25 vite, gjyqtarët kanë vjedhur popullin shqiptar. Ai thekson se atyre nuk u duhen hequr vizita, por pasuria, diamantet, makinat dhe vilat në bregdet.

Hoxha i rikujton gjyqtarëve se kanë liruar kriminelë, kanë liruar vrasësit e Gërdecit dhe 21 Janarit.

Ai thekson se gjyqtarët nuk e ngritën asnjëherë zërin për kolegun që u vra nga mafia pse fitoi pronën e trashëguar në Gjirin e Lalzit.

“Korporata e miliardereve, latifondisteve, ndertuesve, pronareve te hoteleve dhe vilave turistike etj, reagon se i eshte prekur dinjiteti pse i jane hequr nja 20 kokrrave vizat amerikane. Po ju nuk u duhet hequr viza, kete e keni sorbetto per shpelarje. Ju u duhet hequr pasuria, diamantet qe mbani ne duar e qafe, makinat luksoze dhe vilat ne bregdet. Po ku keni dinjitet ju qe e keni masakruar kete popull per 25 vite. I vodhet pronat, tokat e kullotat, shtepite prej qerpici e kullat ne alpe, u vodhet lopen ne haur dhe pulat ne kotec. I futet ne vellavrasje, u shkaterruat familjet dhe jeten. Nuk late fakir e hallexhi, nga jugu ne veri pa i plasur ne burg si kriminele. Nuk late kriminel e hajdut, nga Konispoli ne Vermosh pa i liruar nga burgu si gjynafqare. Per cfare dinjiteti flisni ju mor te pafytyre?! Po si u tha gjuha dhe nuk e ngritet njehere zerin per kolegun tuaj qe e masakruan ne mes Vlores diten per diell. E harruat Skerdilajd Konomin si nje trung te djegur nga mafia e pronave qe e vrane pse fitoi pronen e trasheguar ne Gjirin e Lalzit. Po c’dinjitet keni ju, kur liruat nga burgu vrasesit e Gerdecit dhe 21 janarit, kur votuat alla-manita 5-0, ate qe del dhe u mbron sot nga mengjesi ne darke. Cfare ligji keni zbatuar ju, ke politikan kusar dhe qeveritar hajdut denuat ju? Kujt nga keta qe u moren nga kursi i Plepave dhe u ben zengjine i treguat burgun”, shprehet Hoxha

Më tej, gazetari nënvizon se gjyqtarët i morën popullit gjithçka që kishte, edhe qindrakën e fundit, duke i treguar derën e burgut edhe për një faturë dritash të papaguar.

Në mbyllje, Hoxha shprehet se gjyqtarët nuk do të kalojnë të palagur nga kjo furtunë. Sipas tij, ata duhet të vrasin mendjen të shpëtojnë pasurinë sepse tek dera do të trokasë ai që nuk e presin.

Ndersa popullin, e ropet persegjalli, ia moret gjithcka kishte. Edhe qindarken e fundit, edhe jeten ia moret. I treguat deren e burgut edhe per nje fature dritash te papaguar, kushtonte sa mengjesi juaj. Katile e xhahile, te pafytyre dhe te pacipe, matrapaz edhe kusare si jeni, edhe piken e fundit ia thithet si shushunja ketij vendi. “Nderi”, “burrerria”, “dinjiteti” dhe “integriteti” juaj u prekerka pse u hoqen mundesine te harxhoni nje qime bythe nga pasuria juaj pertej oqeanit. Ai apo ata qe u kane premtuar se do tu kalojne pa lagur nga kjo furtune, ju kane mashtruar. Kete radhe nuk keni derman as ju dhe as ata. Ulni koken si te menderosur dhe nxirosur qe jeni, vrisni mendjen si do e shpetoni pasurine tuaj, se te dera po u troket ai qe s’ja u pret mendja…
Ptuuuu fare e keqe, edhe ne varr doni ta merrni me vete kete popull…”, shkruan ai.

Please follow and like us: