Çelsi gjunjëzon Arsenalin, titulli edhe më afër
Çelsi është i pandalshëm dhe vazhdon marshimin drejti titullit duke mundur Arsenal me rezultatin 3-1. Një tjetër fitore bindëse e djemve të Antonio Kontes që kanë bërë një hap të rëndësishëm drejt fitimit të titullit të Premier League, duke u shkëputur pikërish nga Arsenali i vendit të dytë me 12 pikë diferencë. Një ndeshje perfekte e vendasve që “shpërbëjnë” një rival direkt për titull dhe një prej ekipeve që e mundi gjatë fazës së parë.
Me kalimin e minutave vendasit filluan të rikuperonin terren duke dalë më shpesh përpara në kërkim të golit të avantazhit që erdhi që në minutën e 13-të kur Pedro fut një top të bukur në zonë për Diego Costa i cili godet me kokë dhe ndalet nga shtylla, nga prapavija Marcos Alonso kishte ndjekur aksionin dhe shtyn në rrjetë me kokë topin e devijuar nga shtylla.
Vendasit kishin një Eden Hazard në super formë dhe kjo u tregua edhe te dyfishimi i rezultatit. Pas një pasimi të Costa me kokë, Hazard është nisur i vetëm në drejtim të portës kundërshtare, ka dribluar disa mbrojtës, u fut në zonë dhe goditi me zgjuarsi duke mundur Petr Cech.
Cesc Fabregas shënon në prekjen e parë të topit pas zëvendësimit me Hazard pas një gabimi trashanik të ish-portierit të bluve, i cili ia dhuron topin mesfushorit që e ka tepër të lehtë ta dërgojë në portë. Miqtë në fund të takimit shënuan të paktën golin e nderit me Giroud.